Posta

October 11, 2019 | 8:25

POSTA nga Denata TOÇE / Pushtohem nga emocionet

Përshëndetje, do të desha një këshillë nga ju si psikologe për sikletin apo ankthin e të folurit në gati 3 apo 4 minuta para të ftuarve në dasmë, pasi jam, kryefamiljar, gjë që ma shton sa më shumë afrohet ai moment. Ju lutem, një këshillë apo medikament për të kaluar atë moment. Ju faleminderit.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje e dashur lexuese. Në këtë rast kemi të bëjmë me simptoma të ankthit social ose të fobisë sociale. Ju jeni shumë të përqendruar për ta thënë si DUHET atë që doni të thoni dhe mendimet tuaja ju kërkojnë me absolutizëm të jeni në perfeksion pasi mezi prisni që të gjithë të ftuarit të jenë të kënaqur me çfarë do të thoni. Provoni të mendoni se ajo që do të thoni ju, është ajo se çfarë ju DONI të thoni, dhe e mendoni vërtet.

Nëse e keni të vështirë të flisni vet, është e këshillueshme të shkruani një letër, me pak fjalë, aq shkurt sa të ndjeheni mirë, dhe aq gjatë sa mendoni se i keni thënë fjalitë më kryesore që përshkruajnë miqtë tuaj. Fobia sociale nuk është një faj apo një e metë, është një gjendje emocionale që do të duhet të kujdeseni për ta menaxhuar gradualisht. Nëse kjo persiston dhe e bën jetën tuaj të vështirë në jetën e përditshme, do të ishte e udhës që t’i drejtoheni një profesionisti për të kryer disa seanca këshillimi. CBT dhe BWRT janë dy prej terapive më të favorizuara për këtë vështirësi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top