Posta

November 30, 2019 | 8:06

Posta nga Denata Toçe / S’di si të veproj me lidhjen që kam

Prej dy vjetësh jam njohur me një vajzë me anë të internetit. Flisnim shumë bashkë dhe po bëhej pjesë e imja çdo ditë e më shumë. Vendosëm të takoheshim dhe lidhja jonë sa vinte e forcohej. Ishte fillimi i këtij viti kur i ati ndërroi jetë. Nuk kisha mundësi t’i qëndroja pranë, sepse lidhja jonë ishte e fshehtë. Duke ditur që ajo është fëmija më i madh dhe ka një motër më të vogël, të ardhurat e saj vijnë vetëm nga të afërmit ose ndonjë institucion që jep ndihma për raste të tilla. Unë dua të fejohem me të, sepse e dua. Por, duke marrë parasysh këto gjëra, nuk di si të veproj.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Interneti është një mundësi e mirë njohjeje kur veprohet me kujdes dhe shmangen historitë e një natyre abuzuese. Lidhja juaj duket shumë e bukur. Kur ndjenjat janë të përbashkëta, të forta, atëherë edhe pasioni merr ngjyra që dhurojnë emocione të forta.

Ju keni dy vjet bashkë dhe tashmë do të thosha që nuk jeni në stadin që mund t’ju kërkoja t’i jepnit marrëdhënies më shumë kohë, pasi nuk jeni herët. Edhe pse dy vjet, në kushtet tuaja, ku mbizotëron ndjenja pozitive për njëri-tjetrin, nuk mendoj se përmbushja e kohës me përfundimin e detyrimeve të edukimit tuaj (p.sh) do të pengonte që në të ardhmen të kurorëzoheshit me një fejesë.

Në këtë mënyrë, do të keni kohë të konsumoni informacionin mbi lidhjen edhe me familjarët tuaj, duke u prezantuar hapin e parë, që jeni njohur me një vajzë, dhe partnerja juaj të bëjë të njëjtën gjë. Edhe pse kjo mund të mos jetë e mundur, për ju.

Adoleshenca, shkolla e lartë, lidhjet e para, fejesa e martesa, dhe pastaj fëmijët. Të gjitha këto kërkojnë angazhim dhe “punë”, përpjekje për t’ia dalë mban suksesshëm. Fundja ne kërkojmë të vetërealizohemi, suksesshëm madje, por përpjekjet dhe mundimet shpesh na trembin e ne sprapsemi për të bërë një “pushim” reflektimi, epo ndonjëherë është shumë mirë të qëndrosh vetëm në reflektim, e kaq. Kështu koha vazhdon e ne harrojmë të rritemi.

Në rastin e të fejuarit tënd. Është një ndryshim, i cili e ka tutur të progresojë më tej, kërkon kohë e cila meriton të jepet, duke mos qenë intruziv, por mbështetës. Përpjekjet mbështetëse mund të jenë të ankthshme me padurimin për të realizuar atë që doni ju, por kujdes! Secili nga ne përpiqet të shpëtojë vetveten nga çdo kërcënim, i cili na bën ose të luftojmë me “kundërshtarin”, ose të largohemi.

Nuk do më pëlqente që historia juaj të kthehej në “luftë” apo “ikje”, por në mirëkuptim asertiv dhe më pas, kur koha e ka përmbushur misionin e saj, të mund të marrësh vendime të shëndosha, të qëndrosh apo të largohesh, e bindur se ke bërë më të mirën e mundshme. Arsye mentaliteti (pa dashur të paragjykoj), është e udhës që ju të ndiqni një hapësirë kohore, të cilën e përcaktoni ju, që premton për zyrtarizimin tuaj.

Sigurisht që gjatë kësaj kohe, ju të dy do të rriteni e ndryshoni së bashku, por edhe marrëdhënia bashkë me ju. Kështu do të mësoni e kuptoni më shumë për veten tuaj, por edhe për njëri-tjetrin, e më pas të merrni vendimet në kontekstin që ju favorizon më shumë. P.sh, ju mund të filloni të mendoni se kur mund të ishte koha e duhur që të siguroni të ardhura vetë? Kjo do të ndihmonte kapërcimin e barrierës së të ardhurave financiare.

A mendoni se kjo do të ishte një zgjidhje e mirë? Koha është një përcaktues shumë i mirë për pikëpyetjet që keni. Mendoj se asnjë gjë më e rëndësishme se një e ardhme e paqtë nuk ju nxiton. Shikojeni me prioritet dhe, sigurisht, vendimi juaj do të jetë ai më i miri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top