Posta

May 28, 2019 | 8:50

POSTA nga Denata Toçe / Shkuesia, jam në dilemë për zgjedhjen!

Përshëndetje. Jam një djalë 26 vjeç. Më kanë hyrë me lajmësi për një vajzë, që në fillim e kisha parë, por nuk është se më pëlqeu shumë pamja e jashtme. Gjithsesi, njeriu duhet t’i ketë të gjitha, dhe vendosa ta takoja. Nuk mund të them se mbeta i impresionuar, se takimi parë, sepse dhe ajo ishte pak e turpshme. Gjithsesi, është shumë vajzë e mirë, dhe nga pamja nuk është dhe aq keq, por mua nuk më ngjit, nuk ka as kimi midis nesh. Sa për familjen, është e shkëlqyer, por unë nuk ndihem aq mirë me atë, nuk kam asnjë tërheqje, nuk kam as dëshirë ta takoj, as t’i shkruaj, as të flas. Doja ndonjë këshillë nga ju: nëse fejohem, këto gjëra mund të fitohen me kalimin e kohës apo jo? Jam shumë i stresuar, sepse s’di ç’të bëj. Faleminderit.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje. E kuptoj shumë mirë situatën tuaj familjare, e cila qëllon të jetë e lidhur ngushtë me traditën e disa prej qytezave tonë në Shqipëri. Nuk mund të arsyetoj në këtë letër mbi përfitimet ose jo në kohë të kësaj tradite, por për t’ju ardhur në ndihmë, do të doja të shprehesha mbi historinë në fjalë në një drejtim: Marrëdhënia kërkon kohë dhe jo domosdoshmërisht të përfundojë në angazhim. Pra, ju keni të drejtën tuaj që të njiheni me vajzën, nëse kjo ende ju intereson dhe mendoni se ndoshta me kalimin e kohës mund të kuptoni më shumë për personalitetin dhe saj dhe kiminë midis jush.

Kjo është një kohë që do të duhet të konsumohet pa konsumuar domosdoshmërisht fejesën midis jush. Nëse kjo është e pamundur, atëherë është më mirë që të mos vendosni në risk marrëdhënien në të ardhmen që qëllon të jetë dhe familja juaj. Nuk mendoj se angazhimi në fejesë, martesë dhe pastaj sjellja e një fëmije në jetë, do t’ju japë indikacione më të mira për të përcaktuar kiminë midis jush. Është e rëndësishme që të jeni të ndershëm dhe të hapur që në fillim me familjen në raport me pritshmëritë tuaja dhe të angazhoheni të kaloni disa hapa më modestë përpara se të merrni angazhime serioze dhe pastaj të vendosni. P.sh. ju mund ta ftoni në një takim vajzën, të shpenzoni kohë së bashku duke bërë disa aktivitete të jashtme si kinema, një darkë, një shëtitje dhe më pas të shikoni nëse përputheni.

Nëse jo, atëherë do të duhet të vendosni me veten tuaj të vazhdoni jetën dhe të shikoni për persona të tjerë që mund të jenë të rëndësishëm për të plotësuar nevojat tuaja, le të fillojmë me kiminë p.sh? Suksese!

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 137

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top