Im shoq ka probleme serioze në familjen e tij. Ka zënka dhe konflikte të hapura. Këto e lodhin, por mbi të gjitha ndikojnë në marrëdhënien tonë. Nuk di si ta ndihmoj, edhe pse do të doja shumë. Çfarë më këshilloni? Detyrohem t’ju shkruaj unë, pasi ai vetë nuk do ta ndërmerrte kurrë një hap të tillë…
E dashur. Ndoshta unë gabohem në konstatimin tim, por kam vënë re se në familjet shqiptare ky fenomen që ju përshkruani është mjaft i pranishëm. Shpesh, shumë prej nesh, e kanë të vështirë të shkëputen nga familja e tyre biologjike për t’iu atashuar shëndetshëm familjes që krijojnë. Ndryshe ne themi: E kanë të vështirë të presin kordonin ombelikal. Në këto raste është e udhës t’u kushtohet rëndësi pasojave…
Ju duhet të kërkoni të komunikomi me partnerin: shprehini mbështetjen tuaj dhe pohojini sesi ndiheni në raport me situatën. Kështu, ju i tregoni partnerit se vërtet e kuptoni vështirësinë e situatës që ai po kalon (pasi ai ka nevojë që të ndihet i kuptuar pikërisht nga ju, personi që do…) dhe njëkohësisht i bëni të ditur se pavarësisht nga problemet që ka, jeta e re familjare mund t’i ofrojë atij mundësinë që të përqendrohet në gjëra të reja dhe me plot dëshirë për t’i jetuar. Pushimet po afrojnë, ndërmerrni një udhëtim bashkë dhe shpenzoni pak kohë larg problemeve. Kështu mund t’i ofroni një ndihmë të pashoqe.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.