Posta

October 10, 2019 | 8:23

POSTA nga Denata TOÇE / Si të shpëtojmë nga shoqëritë toksike?

Ndoshta nuk vjen në formën e një letre personale, por më së shumti kërkoj një ndihmë sa i takon realitetit tonë shqiptar. Me të drejtë thuhet se njerëzit dhe ambientet toksike duhen injoruar, duhen shmangur. Problemi është se, këtu thuajse i gjithë ambienti është toksik dhe shumica e njerëzve po ashtu. Si t’u shmangemi apo të mos biem pre e tyre?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje. Në radhë të parë ju do të duhet të kuptoni me veten tuaj, pse njerëz të caktuar ju shkaktojnë emocionet që thoni se keni. Sikurse kuptohet, bota është e përbërë me shumë lloje të ndryshëm njerëzish dhe nuk mund të kemi në kontroll secilin prej tyre, por ne kemi në kontroll të menaxhojmë veten tonë, të biem në paqe me prioritetet dhe qëllimet që kemi në marrëdhënie me të tjerët.

Është e udhës të ndahen këto gjëra prej jush dhe të tjerëve, dhe të bashkoni me to gjërat që janë thelbësore për marrëdhënien. Një nga pyetjet që ju duhet t’i bëni vetvetes është të kuptoni se sa i rëndësishëm është mendimi që kanë të tjerët për ju, dhe nëse është real ky mendim apo jo. Nëse ju niseni të mendoni se të tjerët ju “përkufizojnë” për atë që jeni, atëherë vuajtja juaj do të jetë e vazhdueshme, sepse ju nuk i kontrolloni dot dhe shpeshherë nuk i njihni shumë mirë mendimet e të tjerëve. Do të ishte shumë mirë që ju të mendoni për atë se çfarë keni ndërtuar mbi veten tuaj, vlerat që mbartni. Pa modesti tregojani këtë çdo ditë qenies suaj, për të arritur homeostazën e duhur të qetësisë dhe harmonisë emocionale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top