Posta

September 29, 2018 | 9:00

POSTA nga Denata Toçe / Si t’i largoj mendimet e këqija?

Kam mendime negative, kam frikë. Për pak muaj martohem e më duhet të merrem me organizimin e gjithçkaje. Bashkëshorti më thotë se janë emocionet e dasmës, ndërsa unë vetë nuk i jap dot një shpjegim. Nuk kam pasur ndonjëherë probleme të mëdha që të më shqetësojnë.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje. Jam shumë e kënaqur që me keni shkruar. Nuk e di sesa kohë ka që zgjasin këto mendime, por do të duhet të kuptohet më nga afër kjo situatë, mbi të gjitha nga vetë ju. Kjo do të kërkojë një konsulencë profesionale. Mund të jetë edhe martesa, por mbi të gjitha, do të duhet të shikoni se cilat janë shkaqet e nxitjes së këtyre mendimeve. Ndonjëherë situatat ankthndjellëse shkaktojnë momente deprimimi, ose e kundërta. Ju do të keni mundësi të kuptoni burimin e këtyre mendimeve. Ju më thoni se do të martoheni dhe do të duhet të organizoni gjithçka? Martesa është një event impenjativ.

Mendoni se në këtë rast do të ishte më mirë sikur të kërkonit ndihmë? Kështu do të evitonit ankthin që shkakton situata e mbingarkesës për të organizuar gjithçka. Ju mund të mblidhni disa persona që i keni për zemër, të organizoni së bashku planin e dasmës dhe t’i ngarkoni secilit nga një detyrë që të mos i mbani të gjitha përgjegjësitë vetë. Edhe bashkëshorti juaj i ardhshëm do të duhet të jetë pjesë e këtij plani. Mendoni se do të ishte më mirë kështu?

Unë mendoj se kjo do t’ju lehtësonte shumë. Kështu merrni edhe mendime të tjera se si do të duhet të organizohet dasma dhe të mos përpiqeni të jeni perfeksioniste, sikundër i ndodh shpesh grave në pragun e martesës. Me trashëgime!

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 131

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top