Kam mendime negative, kam frikë. Për pak muaj martohem e më duhet të merrem me organizimin e gjithçka. Bashkëshorti më thotë se janë emocionet e dasmës, ndërsa unë vetë nuk i jap dot një shpjegim. Nuk kam pasur ndonjëherë probleme të mëdha që të më shqetësojnë.

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi
Ndjenjat e frikës apo ankthi ndaj ndryshimit është një ndjenjë e fortë. Në këtë periudhë të jetës suaj, ku do t’ju duhet të merrni me të gjithë organizimin e dasmës, përgjegjësinë e keni kaluar të gjithën te ju. Do të ishte e udhës që të mund të delegoni edhe te persona të tjerë të dashur. Duke kërkuar që gjithçka të jetë perfekte, kjo krijon një presion psikologjik dhe emocional, i cili i vendos vetes një DUHET të madhe dhe shkakton ankthin që po përjetoni.
Mendimet negative janë pjesë e këtij ankthi: po sikur gjërat të mos dalin sikurse doni ju? Po sikur të mos jemi bashkë sikurse e kishit imagjinuar? Po sikur të dështojë? Unë po hedh disa pyetje hipotetike, dhe ju do të duhet të bëni një hulumtim brenda jush dhe t’i kujtoni vetes suaj gjërat e bukura që ka kjo festë dhe produktet afatgjatë që sjell një martesë. Mendoni se sa i doni dhe i kërkoni këto evente në jetën tuaj që të jenë pjesë e saj. Kështu do të shikoni një të ardhme që mund të jetë e afërt dhe këtë komunikojani edhe bashkëshortit tuaj. Ta ndani së bashku është gjëja më e rëndësishme e këtyre çasteve. Dhe, mos harroni të delegoni përgjegjësi.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.