Nuk mundem më. Jam më shumë se 29 vjeçe dhe jeta ime duket si një makth. Pjesën më të madhe të kohës ndjej dhimbje. Zemra ime është e copëtuar. Kam provuar gjithçka me gjithë përpjekjet e mundshme për të sjellë dritën përsëri në jetën time, por shpirti im vazhdon të i pikëlluar, i errët. Dëshiroj me gjithë qenien time të kem dritë dhe qetësi, por çdo ngjarje që mund të duket e bukur, më është shndërruar në një burim të ri dhimbjeje dhe zhgënjimi, ndaj nuk mundem më. Si ta kaloj këtë gjendje?
Nga përshkrimi juaj duket se po kaloni atë që në psikologji njihen si momente deprimi, dëshpërimi. Sigurisht që nuk mjafton një këshillë naive apo klishe se jeta është e bukur dhe do të duhet të jetohet për të parë bukuritë e saj. Nuk do mjaftonte të të thoja se sa e rëndësishme është të merrni kohë të shikoni gjërat e vogla që nuk i keni parë ose bërë deri tani për të gjetur gëzim si ngjitja në një mal, shëtitjet në natyrë, libra që s’i keni lexuar, shokë që s’i keni takuar.
Mbase kjo nuk do të mjaftonte, por ia vlen gjithmonë ta provoni. Ju premtoj se këto çaste do t’ju sjellin emocione të reja. Mbi të gjitha, nëse kjo gjendje ka kohë që vazhdon në jetën tuaj, do të duhet të kontaktoni me një psikolog klinik për të marrë një ndihmë më të vazhduar, si një higjienë personale e shëndetit tuaj psikoemocional.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 133
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.