Posta

May 22, 2019 | 9:00

POSTA nga Denata TOÇE / Vajza ka varësi nga ushqimi, si të veproj?

Përshëndetje. Jam nëna e dy fëmijëve. Kam vajzën e madhe 10 vjeçe. Kam një problem. Asnjëherë nuk kënaqet. Dalim dhe e ka mendjen vetëm për të konsumuar, dhe për të ngrënë nuk ngopet (në shtëpi i jap pak), ha pafund si pa mend dhe nuk ndihet e kënaqur (kur dal, nuk i blej të gjitha që kërkon) përpiqem ndonjëherë ta kënaq, por është e pamundur. Ju lutem, më jepni ndonjë këshillë si të veproj. Paraprakisht faleminderit!

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje e dashur nënë. Është hera e parë që lexojë një histori për ushqimin. Si fillim, do të duhet që të kuptojmë së bashku nëse ushqimi që vajza juaj konsumon, është në një sasi të madhe prej sa kohësh? Pra, a ka qenë gjithmonë një fëmijë që e ka pasur të vështirë të ngopet me ushqim? Së dyti, nëse konsumon ushqim, cilat janë zgjedhjet? Kryesisht të gjithë llojet apo kryesisht ushqime të thata dhe jo shumë të përshtatshme krahasuar me piramidën ushqimore?

Nëse konsumi ka qenë i hershëm dhe jo i shëndetshëm, të dyja këto do të duhet të shikohen me kujdes. Nëse kjo vështirësi që ju konstatoni ka filluar në këtë moshë, atëherë dua t’ju kujtoj se është në kulmin e fazës së rritjes, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të bëhet kujdes me ushqimin. Pra, dy janë periudhat që fëmija përjeton një rritje të madhe, foshnjëria dhe periudha e pubertetit-adoleshenca. Në këtë periudhë konsumimi i ushqimit është më i madh.

Pasi të bëni një konsultim me veten mbi këto pyetje, ju lutem t’i drejtoheni një nutricieni që të mund t’ju orientojë se si të përdorni ushqime më të shëndetshme të cilat, pavarësisht nga sasia, nuk shkaktojnë ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Por, nëse ushqimi ka qenë i një konsumi shumë të lartë, që prej fillim të fëmijërisë së tij, atëherë do të duhet pa diskutim që të konsultoheni me një specialist pediatër i cili/e cila do t’ju drejtojë drejt specialistëve të tjerë po të jetë e nevojshme. Nëse në aspektin fizik nuk konstatohet asnjë vështirësi, atëherë do të duhet t’i drejtoheni psikologut klinik për fëmijë i cili\e cila do të duhet të shikoj më na afër situatën psiko-emocionale të fëmijës. Me kaq informacion, sjellja e të ushqyerit është e vështirë të përcaktohet.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 137

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top