Posta

October 30, 2019 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Vëllezërit e mi janë posesivë

 

Përshëndetje e nderuar! Kam një shqetësim dhe dua që ta ndaj me ju, por njëkohësisht kërkoj dhe një mendim. Unë kam 7 vëllezër. Me dy prej tyre zihem shumë. Kanë shumë diferencë moshe ndaj meje. Më ndalojnë të dal nga shtëpia, më ndalojnë të flas me njerëz dhe kjo gjë më ka shkaktuar pesimizëm. Si të veproj që t’i bind vëllezërit që të kenë besim tek unë dhe të mos tregohen kaq posesivë?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Është e vështirë që unë apo dikush të ndryshojë sjelljen e të tjerëve nëse vetë ata nuk kërkojnë ndihmë për sjelljen e tyre. Është e rëndësishme në këtë situatë që të mund të kërkoni komunikim me prindërit dhe me vëllezërit dhe të mund të shprehësh ndjenjat dhe mendimet tuaja në raport me situatën e krijuar. Shikojeni me prioritet raportin tuaj me këtë lloj intruziviteti që vëllezërit kanë krijuar dhe jo sjelljen e vëllezërve në vetvete. Ju nuk doni që t’i nxehni këto ndjenja, akoma më shumë, ndaj mos kaloni në akuza. Është e udhës që të filloni duke shprehur si ndiheni ju prej disa kohësh. Vlerësimi që keni për kujdesin e vëllezërve, por njëkohësisht nevojën për të qenë e pavarur dhe për të pasur besimin e tyre. Tregojuni se ti e di që ata kanë besim, por që keni nevojë që ata t’jua tregojnë edhe në mënyra të tjera (sërish jo në akuza). Filloni të bëni negociata gradualisht me kohën dhe mundësitë për të qenë e pavarur. Jepuni dhe vëllezërve tuaj kohën që të përshtaten gradualisht me ndryshimet. Suksese!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top