Posta

December 18, 2018 | 11:13

POSTA nga Denata Toçe / Vuaj ndjenja të këqija për tim shoq!

Përshëndetje e nderuar psikologe. Jam një grua e martuar, dhe me burrin shkoj shumë mirë. Por, mua gjithmonë më vjen në mendje, nganjëherë disa herë në ditë, sikur atij pas njëfarë kohe do t’i ndodhë diçka që mua më tmerron dhe filloj e qaj me veten time. Kam shumë frikë, dhe pse duhet ta mendoj unë këtë gjë? Jemi bashkë prej katër vjetësh dhe kjo ndjenjë po më kall tmerrin. Ende nuk kemi as fëmijë. Pse e kam këtë frikë kaq të madhe sikur atij do t’i ndodhë më e keqja. Më ndihmoni si ta kaloj?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje e dashur lexuese. Jam shumë e lumtur për ju që keni kaq shumë dashuri në zemrën tuaj. E përjetoni me ankth mendimin se ndoshta do të humbisni bashkëshortin, por kjo është dhe një ndjenjë frike që buron prej jush. Duket se ju ende nuk keni përmbushur misionin tuaj familjar dhe kjo ndoshta ju frikëson. Secili prej nesh ka të drejtë të jetë një qenie egoiste, dhe të mendojë se meriton të realizojë gjërat që aq shumë i dëshiron dhe mbi të gjitha të mos mbetet i vetëm.

 

Për të gjithë ne ekziston mundësia se diçka mund të ndodhë, por do të duhet forcërisht dhe natyrshëm të jetojmë të tashmen, madje lumturisht të tashmen. Ne nuk e kthejmë do të kaluarën dhe nuk e njohim dot të ardhmen, por kemi mundësi të jetojmë të tashmen dhe të gëzohemi me atë se çfarë njohim dhe çfarë kemi. Nëse kjo ndjesi vazhdon për një kohë të gjatë dhe pengon mirëqenien tënde të përditshme, mund t’i referohesh një profesionisti për të marrë këshilla në vazhdim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top