Posta

February 11, 2020 | 8:05

Posta nga Denata Toçe / Vuaj nga mosplotësimi!

Jam e martuar dhe kam një familje të mrekullueshme. Një djalë të vogël  dhe një bashkëshort të mirë. Do të doja të isha më e lumtur, por mungesa e një pune më bën të ndihem e paplotësuar. Që kur kam mbaruar studimet e larta, nuk kam arritur të hyj në punë. Dua dhe unë të ofroj kontributin tim financiar në familje. Në Shqipëri problematika e papunësisë është e njohur. Ajo që kërkoj prej jush është një këshillë si t’ia dal mbanë.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Të gjithë ne jemi programuar për të dhënë kontributin tonë në këtë botë sociale. Njeriu prandaj do të jetë dikush, sepse kështu identifikohet me atë çka kontribuon ose anasjelltas. Vetërealizimi më së shumti vjen nëpërmjet jetës profesionale, punës. Sigurisht që nuk ndjehem e suprizuar kur më shkruani se ndjeheni e paplotësuar.

Nuk dua të diskutoj realitetin shqiptar, pasi nuk ka shumë komente të mbetura për të, por ju inkurajoj të provoni se do të ishte alternativa më e mirë. Në letrën tuaj nuk më thoni se sa dhe si e keni provuar të gjeni punë, por nëse nuk ka ndodhur ende, ju lutem bëjeni. Është e rëndësishme që ju të ndjeheni mirë pranë familjes suaj. Dhe nëse kjo është mënyra dhe rruga që doni të ndiqni për të dhënë kontribut, vlen të provohet.

Ju sugjeroj të jeni realiste me pritshmëritë tuaja. Ndoshta nuk mund të punoni që në fillim profesionin për të cilin jeni edukuar, dhe është e udhës të përgatiteni për këtë fakt. Suksese!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top