Posta

December 1, 2018 | 10:47

Posta nga Meghan Leahy / Sjelljet e ish-bashkëshortit po dëmtojnë fëmijët. Si të veproj?

Pyetje: “Ish-bashkëshorti krijon një diferencim midis fëmijëve tanë. Ai favorizon më shumë vajzën dhe gjatë gjithë kohës tallet me djalin. Arroganca dhe karakteri i tij kanë qenë një ndër arsyet e divorcit tim, por nuk di se si të trajtoj këtë çështje, e cila më duket shumë e papërshtatshme për edukimin e fëmijëve. Vajza ime ka tendencë që të tallë gjithashtu vëllain e saj dhe kështu kanë konflikt herë pas here me njëri-tjetrin. Që prej kohës së ndarjes fëmijët e mi të dy trajtohen me psikolog, por nuk e di si të shmang urrejtjen që po krijohet midis fëmijëve të mi”.

Përgjigja: Fillimisht më lejoni t’ju them se më vjen keq që ish-bashkëshorti juaj ka preferenca për fëmijët, por ajo që përshkruani është më tepër se kaq. Ngacmimi verbal i djalit tuaj natyrisht është shumë i vështirë për t’u përballuar.

Kjo situatë do të lehtësohet në të ardhmen sepse ai është 12 vjeç dhe së shpejti do të jetë në gjendje të zgjedh vetë se me cilin prind do të kalojë kohën më të madhe. Unë nuk jam dakord që një fëmijë të rri vetëm më njërin prind, por nëse është e nevojshme për të mirën e fëmijës kjo duhet të ndodhi, kështu që është mirë të kërkoni mundësi ligjore që djali të takoj sa më pak babain e tij.

Janë dy çështje në problemin tuaj. Njëri është abuzimi verbal dhe ankthi që përjeton djali juaj dhe tjetra është se vajza juaj mbështet babin e saj.

Të dyja janë të vështira, por lajmi i mirë është se djali është i lidhur me ju dhe ndikimi juaj është më i rëndësishëm për ta ndihmuar që të largojë zhgënjimin dhe konfuzionin e tij.

Njerëzit janë të lidhur për të përjetuar një shumëllojshmëri të gjerë emocionesh. Si nëna e tij, ju duhet t’i tregoni atij të bëhet më i sigurt në vetvete dhe të reagojë ndaj përbuzjeve.

dad1Gjithashtu, duhet të kuptoni se ai është i lënduar në mënyrë që të realizoni dëshirat e tij (ato që ju duken të drejta sigurisht). Zakonisht adoleshentët e shfaqin dhimbjen duke u agresuar ose duke bërtitur për diçka të kotë, kështu që duhet të jeni e qetë për të përballuar çdo situatë.

Unë ju rekomandoj të lexoni librin ‘5 Gjuhët e Dashurisë së Adoleshentëve’ nga Gary Chapman që të kuptoni disa mënyra të cilat do të ju ndihmojnë të komunikoni me djalin tuaj. Libri fokusohet në metodat praktike për t’u lidhur me fëmijët në moshën e adoleshencës dhe për ta mbajtur atë lidhje të fortë. Gjithashtu në këtë libër do të gjeni disa mënyra që do të ju ndihmojnë të krijoni një komunikim midis djalit dhe vajzës tuaj.

Një ndër mënyrat më të mira për të bindur vajzën tuaj se e ka gabim është të flisni gjatë gjithë kohës me të për ti thënë se ajo dhe vëllai i saj duhet të mbrojnë njëri-tjetrin në çdo kohë.   

Të gjithë fëmijët, pa marrë parasysh se sa e dhimbshme ose e çoroditur është marrëdhënia, do të përpiqen të qëndrojnë pranë një prindi edhe nëse i lëndon. Kjo është për shkak të një nevoje biologjike për të qëndruar afër lidhjeve tona, edhe nëse janë të dëmshme. Kjo është arsyeja përse vajza juaj mbështet babin e saj. Në këtë rast ju duhet të krijoni më shumë aktivitete që lidhin fëmijët tuaj me njëri tjetrin.

Diçka tjetër e vlefshme në këtë problem është se vajza juaj ka dëshirë të flasë me babain e saj, kështu ajo mund ta bindë që të trajtojë dhe vëllain e saj më mirë. Mbi të gjitha, mendoj se ju jeni faktori kryesor në këtë histori. Fëmijët tuaj kanë nevojë më shumë për ju sesa gjithçka tjetër, kështu që duhet të jeni të qetë, për çdo situatë që mund të ndodh.

Meghan Leahy,  punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nënë e tre vajzave.

Burimi /The Washington Post / Marrë nga  www.gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top