Posta

February 4, 2017 | 10:54

POSTA / Sa fajtore jam?

Përshëndetje. Jam një 20-vjeçare që po diplomohem për drejtësi. Prej shumë vitesh, situata me familjarët ka degjeneruar. Që nga klasa e parë, të zhgënjyer nga nota mesatare prej rreth 7, nëna dhe babai filluan të më bërtitnin duke më ofenduar inteligjencën etj. Masa kalon deri aty sa të më mallkojnë dhe shajnë vazhdimisht për shkak të demoralizimit që u kam shkaktuar. Madje më kanë ndaluar çdolloj argëtimi. Sjelljet e tyre më ndikojnë negativisht në ecurinë time. Nuk di si t’u shmangem, vërtet është faji im?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përgjigje: Mbi të gjitha NUK ËSHTË FAJI JUAJ! Më vjen keq për situatën tuaj familjare. Arritjet e personit tuaj nuk bazohen VETËM në arritje të ecurisë suaj në edukim apo në punë (në të ardhmen). E keni vënë re se si shumë prej nesh e atribuojnë suksesin dhe arritjen e tyre në vetëvlerësimin final, mbi arritjen në punë dhe në karrierë? Qoftë ky edhe edukim? Edukimi, puna, karriera janë të rëndësishme, por janë pjesë përbërëse e të gjithë dimensionit, spektrit të personalitetit të njeriut. Më vjen keq që, gjatë gjithë kësaj periudhe të jetës suaj, ju është dashur që të përballeni me një presion kaq të lartë për të arritur rezultate, të cilat, në të shumtën e rasteve, kanë qenë zhgënjyese për prindërit, duke harruar kështu sukseset që ju keni pasur. Më vjen keq që nuk kanë parë “bukurinë” e mendjes suaj ashtu sikurse ajo është. Jam e sigurt që duhet të jetë PERFEKTE për ju dhe e mjaftueshme për këtë botë ku po hidhni hapat e jetës suaj.

Vazhdoni që të ngulmoni mbi dëshirat e pasionet tuaj dhe kërkojeni rezultatin në mendjen e zemrën tuaj dhe jo tek të tjerët, qofshin këta edhe prindërit, që në këtë rast, do t’i këshilloja të ishin KRENARË dhe vetëm KRENARË për ju. SUKSESE!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top