Posta

February 9, 2017 | 9:26

POSTA/ Si mund ta ndihmoj vëllain në burg?

 1

Problemi është im vëlla… Ai ndodhet përballë drejtësisë për herë të dytë, pa bërë akoma 1 vit nga mbarimi i dënimit të parë. Këtë herë më shumë jemi të shqetësuar për shëndetin e tij. Momentalisht është i shtruar në spitalin e burgut këtu në Tiranë. Nuk ha asnjë lloj gjëje, nuk pi asnjë lloj gjëje, nuk pranon të takojë askënd nga familjarët. Ka momente që na kërkon, por pas takimit bëhet keq, shfaq sjellje agresive, nuk na pranon më për ca kohë. Pastaj prap e njëjta gjë… Kur i çojmë ushqim i pranon, pastaj sa kthehet në dhomë i kthen të gjitha mbrapsht. Jemi shumë të shqetësuar! Nuk dimë çfarë të bëjmë, nuk dimë si të sillemi me të. Do doja shumë mendimin dhe këshilla nga ana e psikologes se çfarë mund të bëjmë për të? Si mund ta ndihmojmë?

Nga Msc.Adelina Pjetra Psikologe Klinike

Nga Msc.Adelina Pjetra
Psikologe Klinike

Përgjigje: Shpeshherë gjendemi në situata që nuk dimë si të orientohemi dhe si t’i përballojmë ato. E lexova me vëmendje rastin e vëllait tuaj. Problematika dhe sjelljet që ai shfaq nuk duken të lehta dhe të zhvilluara në një kontekst të caktuar. Agresiviteti, mosushqyerja dhe shmangia e vëllait tuaj mund të na indikojë për shumë aspekte për të cilat do të jetë e domosdoshme ndërhyrja e një profesionisti. Do ju sugjeroja të kontaktonit një mjek psikiatër, që të arrihet një vlerësim më i saktë i shëndetit mendor të vëllait tuaj dhe mendoj që do të jetë e nevojshme edhe trajtimi farmakologjik (me ilaçe). Vëllai juaj mund të mos jetë në gjendje të kuptojë situatën e tij, por as kujdesin dhe shqetësimin tuaj. Si familjarë ju këshilloj t’i qëndroni afër, duke i krijuar dhe mundësi të ofrimit të shërbimit nga një profesionist i shëndetit mendor. Ka shumë raste ku Psikologu dhe Mjeku duhet të punojnë së bashku dhe njëkohësisht për trajtimin dhe shërimin e një individi. Në rastin e vëllait tuaj, ndërhyrja e një Psikiatri është e nevojshme, më vonë trajtimi psikologjik do të shikohej si një ndërhyrje mbështetëse për trajtimin e plotë të rastit (siç është dhe vëllai juaj).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top