Posta

February 7, 2017 | 11:46

POSTA / Universitet i vështirë apo zgjedhje e vështirë?

provimJam 23 vjeçe dhe studioj në fakultetin ekonomik për menaxhim. Që në fillim kisha një përkushtim dhe ndjekje të rregullt të leksioneve. Përpara këtij fakulteti isha regjistruar në atë të arkeologjisë dhe më herët në drejtësi. Në të gjithë, duke përmbledhur të tre fakultetet kam dhënë 5 provime. Jam e vetëdijshme se ka diçka që nuk shkon, nuk di vërtet çfarë të zgjedh. Të gjithë më thonë lëre fare, nuk jam për universitet. Ndërkaq, për t’u përgatitur për provime, më duhet shumë kohë, jam e paqëndrueshme, nuk mësoj dot as në bibliotekë dhe lodhem për të mësuar konceptet bazë. Problemi është se nuk mund të zhgënjej babanë tim, pra s’mund të tërhiqem nga universiteti. Ai pret shumë nga fakti që unë studioj, do të më shohë të diplomuar, por nga ana tjetër nuk di nëse unë kam një problem në mënyrën e studimit apo është thjesht fakti që nuk jam mësuar. Ju pyes, çfarë mund të bëj për të përmirësuar veten?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përgjigje: Përshëndetje. Është shumë e rëndësishme të kuptoni se çfarë doni ju të bëni. Lëreni familjen  tuaj ndërsa mendoni për këtë çështje. Mundimi psikologjik se çfarë do të mendojë familja apo të tjerët, nuk ju lë frymëmarrje për të vendosur e qetë, nëse ka diçka për të vendosur në këtë situatë. Nuk është e lehtë të zgjedhësh. Një nga arsyet pse individët shpesh ngecin në jetën e tyre të përditshme, është se u duhet të bëjnë zgjedhje që u ofrohen në çdo moment. Madje do të duhet edhe të zgjedhin nëse “do të ha këtë apo atë ëmbëlsirë”.

Jeta është bërë e këtillë. Duke bërë zgjedhjet dhe duke mbajtur kokën mbrapa:
“Përse nuk bëre zgjedhjen tjetër”, është mundim që kërkon energji të përballohet. Ju tashmë keni marrë një rrugëtim dhe keni bërë një zgjedhje. Nuk janë rastësi përzgjedhjet tuaja të shkollës së lartë. Ju mund t’i pëlqeni mesatarisht të tria, por gjithmonë hipotekisht nga ana ime, kërkoni një zgjedhje “më të mirë”. Më pas, duke qenë se në pritje e sipër, një “më të mirë” nuk po ju vjen (se ajo nuk vjen…) atëherë përfundoni në mendime se nuk jeni për shkollën e lartë ose nuk keni bërë zgjedhjen e duhur. Unë do t’ju ftoja të merrni kurajë, të vazhdoni çfarë keni nisur sepse ju tashmë i keni dhënë provat duke marrë provimet e para.

Provimet e tjera keni frikë t’i ndërmerrni se mos ndoshta do të ishte shumë vonë për të ndryshuar mendje që t’i atashoheni një universiteti tjetër. A keni edhe ju këtë pështjellim në mendjen tuaj? Sepse unë kam thjesht një hipotezë… Le ta mendojmë më pozitivisht: Po sikur të mbaronit shkollën që keni nisur dhe ju jap lajmin “e mirë” se ENDE keni kohë të bëni edhe fakultete të tjera nëse ndryshoni mendje, pasi ndodh që mundësitë ekzistojnë dhe shkollimi i vazhduar është një mundësi mjaft e mirë për punësim dhe për prestigj.

Mendojeni! Suksese!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top