Posta

October 23, 2017 | 9:25

POSTA/ Vajza e vogël nuk flet qartë

1

Përshëndetje, desha t’ju marr një mendim. Kam 4 vajza, por vajza e vogël nuk më flet mirë. Është vetëm 2-vjeçe. Bën vetëm “ma-ba” dhe asgjë tjetër. A duhet të shqetësohem, sepse un po mërzitem shumë. Kaloj natën me ankthe. Para dy viteve më ndërroi jetë djali im që ishte i sëmurë me sindromën daun. Vajza lindi pas humbjes së tij. Nuk jam kujdesur shumë për të, pasi kam qëndruar 3 vite të plota në spital. Kam kaluar shumë mërzi, ndoshta tani e gjykoj edhe më shumë veten pse bllokohem. Si të veproj?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

E dashur lexuese. Jam kaq e kënaqur për faktin që më keni shkruar. Vështirësia në të cilën gjendeni, më është shumë afër profesionit tim. Ndjej shumë keqardhje për humbjen e djalit tuaj me sindromën Doun. Do të ketë qenë një eksperiencë si e gjatë ashtu dhe e hidhur për ju. Por, gëzimi më i madh që shikoj tek ju, është familja e madhe që keni. Shqetësimi që ju ndani është shumë me vend. Nëse fëmija juaj ka mbushur 2 vjeç dhe ende nuk arrin të flasë, do të ishte me vend që të bënit një vizitë tek një profesionist i fushës, pranë një qendre zhvillimi për vlerësimin dhe trajtimin e fëmijëve me vështirësi, për të parë ndonjë risk të mundshëm. Redaksia e revistës “Psikologjia”, mund t’ju mundësojë kontaktet e mia, për t’ju drejtuar drejt mbi vlerësimin e djalit. Përveç këtij orientimi, do të duhet t’ju them paraprakisht se kujdesi që ju po tregoni është mjaft i nevojshëm për t’i ardhur në ndihmë fëmijës sa më herët pasi vitet e para të jetës janë shumë domethënës për përcaktimin e zhvillimit të mëtejshëm të fëmijës, pasi trajtimi i hershëm, çon në një përmirësim serioz të vështirësive. Në radhë të dytë, ka mjaft të dhëna shkencore në fushën e psikologjisë që tregojnë se mundet që një fëmijë të flasë brenda moshës 3.5 vjeç edhe pse nuk rezulton të ketë asnjë problematikë zhvillimi. Megjithatë, kujdesi i prindërve për ta vlerësuar këtë që herët, do të duhet të jetë prioritet. Uroj më të mirën për ju.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top