Posta

July 4, 2017 | 9:15

POSTA/A mund ta gjej qetësinë?

1

Prej disa muajsh humba njeriun tim më të shtrenjtë, babanë. Dhimbja më ka mbërthyer aq sa asnjë motiv tjetër i ditës nuk mund të ma kthejë qetësinë. Mërzinë, dashur pa dashur, ua transmetoj edhe të tjerëve. E kam fjalën për familjarët, të afërmit, sidomos te kolegët në punë. Ngarkesa emocionale më ka dëmtuar marrëdhëniet ndërpersonale dhe ndihem në
faj me ta. Si ta kaloj pas krahëve këtë periudhë kaq të vështirë?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

kush prej nesh nuk ka nevojë të “mbajë zi” për humbjen e njerëzve të dashur? Nuk do të ishte “e shëndetshme” nëse ne nuk do e përjetonim haptazi dhimbjen tonë, aq më tepër me njerëzit e dashur. Ata janë mbështetësit më të mirë në këto situata. Nëse ju keni partnerin që ju mbështet dhe ju ngushëllon, është një shenjë e mirë, e cila tregon se ai kujdeset për ju. Me siguri që edhe ju kështu do të vepronit në situata të ngjashme në raport me të, ndaj shqetësimi i fundit duhet të jetë “çfarë mendojnë të tjerët rreth meje…”. Ju ndiheni keq dhe kjo është “e justifikuar” në raport me humbjen e një njeriu kaq të dashur sikurse është babai. Kjo periudhë, post ngjarjes në fjalë, shoqërohet me luhatje të humorit, kryesisht me humor të ulët. Pra, ju përjetoni gjendje deprimuese. Njerëzit e dashur, vëllai, motra, nëna, kushërinjtë apo dhe miqtë janë një mënyrë e mirë pranie që të ofrojnë ngushëllim. Në kulturën tonë është pozitiv fakti që njerëzit vijnë për ngushëllim,
por ju keni nevojë të shoqëroheni me personat e përmendur më sipër dhe të konsumoni në kujtime, të shumtat pozitive, ndjesitë tuaja. Ky “shkarkim” emocional mendimesh ndihmon në procesin e rehabilitimit. Nxiteni veten tuaj të dilni edhe me kolegë. Fundja, të gjithë prej nesh humbim njerëz të dashur natyrisht dhe fatkeqësisht ndonjëherë dhe jo natyralisht, ndaj me siguri kemi gjëra të përbashkëta për të ndarë. Le të prehet në paqe shpirti i babait tuaj të dashur!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top