Posta

July 14, 2017 | 12:49

POSTA/Djali ka frikë të flejë vetëm

sleepy boy in blue bedclothes

Jam nënë e tre fëmijëve djem, por kam një problem me të madhin, i cili është tetë vjeç. Ai nuk fle dot në dhomën e tij me askënd prej vëllezërve, përveçse me mua, nënën. Ju lutem më këshilloni si të mund të shkëpus lehtësisht për të krijuar edhe ai pavarësinë e vet. Faleminderit!

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Këto janë frikëra, të cilat janë të mbartura nga fëmijëria e hershme. Nëse ju i keni reduktuar frikërat e fëmijës me praninë tuaj në krevatin e tij apo fëmija ka ardhur në krevatin tuaj, atëherë kjo do të vazhdojë për një kohë të gjatë nëse nuk i mësoni mekanizma se si të menaxhojë frikërat e tij. Filloni të përdorni disa prej gjërave të cilat ju mendoni se do ta qetësonin fëmijën: një dritë, e cila tregon se askush nuk mund t’i bëjë keq.

Një parfum erëmirë, i cili vendoset në dhomë dhe i thuhet fëmijës se shërben që të mbajë ambientin e sigurt. Një perde, e cila nuk lejon askënd t’i bëjë keq etj. Kështu ju krijoni disa rituale, të cilat fëmija i merr si faktorë sigurie. Nëse ende persiston fëmija në praninë e prindërve kur fle se ka frikë, atëherë do të duhet që të dëgjoni disa net që fëmija të zemërohet, ndoshta edhe të qajë, duke ju siguruar se asnjë gjë nuk do t’i ndodhë atij, lëreni të flejë i vetëm në dhomën e tij. Sigurojeni përpara se çfarë do të ndodhë dhe mos bëni negociata të tjera për vendimin që keni marrë. I thoni natën e mirë dhe sigurojeni që ju jeni aty në të njëjtën shtëpi, por secili në
krevatin e tij. Bëhuni të fortë dhe mos u thyeni përpara qarjeve apo
ankesave, të cilat nuk shkaktojnë asnjë dëm te fëmija.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top