Posta

July 7, 2017 | 10:48

POSTA/Si ta ndihmoj vëllanë?

1

Përshëndetje Denata. Unë jam motra e një vëllai që punon e jeton në Gjermani. Ka vite emigrant atje dhe çdo gjë e ka kaluar me sakrifica. Nuk di, por prej disa kohësh thotë se ka frikë të qëndrojë vetëm, ndihet keq, ka ankthe, trembet nga errësira, gjë që e ka penguar në edhe në punën që bën. Ne jemi larg e nuk dimë realisht se çfarë situate po kalon ai. Më këshilloni ju lutem si ta ndihmojmë? 

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Jeta e një emigranti nuk është aspak e lehtë, pasi është larg shtëpisë mëmë, është larg miqve dhe larg mbështetjes bazë, që është familja. Nuk e di se në çfarë situate është atje, sikurse edhe ju nuk jeni shumë të qartë, por do të ishte e udhës që në këto momente, me të këtilla përjetime, të kthehej pranë familjes për t’i ofruar mbështetjen primare, për të cilën ai tregon se ndihet vetëm dhe për të kuptuar vetë ai se çfarë pritshmërisë ka. Nëse vështirësitë janë ende të pranishme, të mund të këshillohet pranë një profesionisti që të mund t’i menaxhojë këto frikëra, të cilat arrihen me “forcimin” e mekanizmave psikologjikë të individit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top