Këshilla & Arsye

November 24, 2020 | 8:15

Pozitiviteti toksik: Murtaja e kohës sonë

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Ekziston një ndryshim i madh dhe i qartë midis inkurajimit dhe “pozitivitetit” toksik. E para me të vërtetë të çon përpara dhe ju ngushëllon, e dyta ju bën të ndiheni sikur askush nuk ju kupton.

Pozitiviteti bëhet i rrezikshëm kur imponohet. Toksike, kur ju nxit të shmangni emocionet negative. Me të, ndjenjat e një personi anulohen. Keni frikë të shprehni atë që ndjeni me të vërtetë. Kur shprehni një mendim negativ ose ndjenjë dikush do t’ju thotë: “Ndal, gjithçka është perfekte”. Mesazhi që pozitiviteti toksik përpiqet të dërgojë është se nuk ka vend për trishtim, zemërim, frikë, inat, pakënaqësi. Gabim i madh!

Përjetoni të gjitha emocionet!

Njeriu duhet t’i përjetojë të gjitha emocionet e tij dhe të jetë i sinqertë me vetveten. Nëse po vajton, vajto! Nëse jeni të dashuruar, dashurohuni! Nëse je i zemëruar, zemërohu!(pa dhunë) Asnjë nga këto nuk është e ndaluar. Nëse lejoni vetëm pozitivet, ju jeni bllokuar në një kuti dhe nuk i përpunoni aspak ndjenjat negative. Por ato ngadalë rriten. Mendoni se çfarë do të ndodhë, posa ata të “thyejnë” murin e emocioneve pozitive. Ju do të përballeni papritur me ato që keni shmangur me muaj, ndoshta edhe me vite.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top