Marrëdhënie

January 17, 2017 | 9:51

Prania e prindërve kur fëmijët shikojnë TV ndikon në aftësinë e të mësuarit

Fëmijët sot janë të ekspozuar ndaj ekranit televiziv dhe elektronik më shumë se kurrë më parë. Një studim i ri tregon se ka më shumë dobi për fëmijët, kur prindërit kanë një rol aktiv dhe janë të pranishëm gjatë kohës kur fëmijët e tyre shikojnë TV.

Family Watching Television Together

Kolegji i Medias dhe departamentit të Komunikimit në Texas zbuloi se ka një ndryshim të rritur fiziologjik tek fëmijët, që shohin programet me prindërit e tyre, në krahasim me fëmijët që qëndrojnë larg nga prindërit në dhoma të veçanta.

Prania e prindërve kur fëmijët shohin televizor ndikon aftësitë e tyre të të mësuarit. Fëmijët bëhen më të interesuar në veprimtaritë kur prindërit e tyre janë të përfshirë. Së bashku prind-fëmijë përcaktojnë rëndësinë e programit dhe u japin fëmijëve një kuptim më të mirë rreth tij. Nëse prindërit shikojnë me ta u mësojnë fëmijëve shumë gjëra, rreth dhunës, gjinisë, gjuhës, apo çfarëdo tjetër.

Kjo me të vërtetë tregon se prindërit duhet të jenë më të vetëdijshëm për ndikimin e tyre tek fëmijët. Sipas studiuesve  nuk është media që po portretizon gjërat e këqija, por mungesa e përfshirjes së prindit për të ndihmuar fëmijën të bëjë dallimet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top