Këshilla & Arsye

April 5, 2017 | 15:48

Pranvera ka ardhur. Bëni një shëtitje në park dhe flisni me një terapist

Pranvera ka ardhur dhe është koha për të shëtitur në natyrë. Shumë studime sugjerojnë se ecja është e mirë për shëndetin tuaj.

1

Por, çfarë nëse ju bëni një shëtitje në park dhe flisni me një terapist?

Kjo është një nga metodat që  terapistët e shëndetit mendor po praktikojnë. Mjekët e quajnë atë terapia “ec dhe fol”.

“Në vend se të mbyllemi në një hapësirë zyre, seancat e terapisë zhvillohen duke ecur,” thotë Denice Clark, një terapiste e martesave dhe familjeve në Atlanta.

“Unë fillova të paraktikoja terapinë në natyrë pas leximit për një zotëri në Nju Jork i cili kishte bërë të njëjtën gjë në Central Park. Mendoj se kjo i ndihmon klientët të tejkalojnë shqetësimet. Natyrisht, gjatë të ecurit trupi çliron endorfinë dhe ato ndjehen më mirë.Pra, për dikë që mund të jetë duke përjetuar depresion apo hidhërim, e ecura mund ta ndihmojë në përmirësimin e gjendjes emocionale dhe mendore. Dhe pastaj praktikimi i terapisë mund të jetë zgjedhja më e mirë”, thotë ajo ndër të tjera për CNN.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top