Medito
Meditimi mund të duket si një trend kalimtar, por praktika më e re popullore parashikon disa përfitime të rëndësishme shëndetësore. Përqendrimi rregullisht për 10-20 minuta është një nga sekretet më të mëdha për jetëgjatësi. “Meditimi do t’ju ndihmojë të reduktoni stresin, tensionin e gjakut, të keni gjumë më të mirë, të përmirësoni funksionet kardiovaskulare dhe imunitetin tuaj”, thotë Kerry Bajaj, trajner shëndetësor i certifikuar në Qendrën “Eleven Eleven Wellness” në Nju Jork.
Fli
Nuk është sekret që njerëzit e ngarkuar në punë të jenë të privuar nga gjumi, e ky zakon nuk do të thotë se gjithçka shkon në rregull për arsye të një rituali të vendosur tashmë. Gjumi kur nuk plotësohet, e thyen një jetesë të shëndetshme. Gjatë kohës dhe përpjekjeve të përditshmërisë, ju e shpenzoni duke ngrënë dhe punuar jashtë. Fiziku juaj do të jetë edhe më i lodhur nëse nuk do të merrni orët e duhura të natës për t’u qetësuar, minimalisht nga shtatë deri në tetë orë. Të “kapësh” gjumin fundjavave, gjithsesi nuk do të funksionojë. Studiuesit e Universitetit Roçester sugjerojnë se gjumi i pamjaftueshëm e prish aftësinë e trurit për të tkurrur toksinat nga trupi dhe si rezultat, mund ta dëmtojnë trurin. Pra, kur ju rinisni punën pas një gjumi jo të mirë, ju do të jeni i paaftë për t’u fokusuar në çdo gjë.
Pi ujë të ngrohtë me limon
Ajo që bëni në mëngjes është përcaktimi i qëndrimit tuaj gjatë pjesës tjetër të ditës, ajo që shumë ekspertë sugjerojnë për të mos ia nisur nga një mëngjes i rëndë, por thjesht, ngopje me proteina dhe fibra. Kjo është një ide e madhe. E para gjë që ju vini në gojë kur ngriheni nga shtrati, kurrsesi nuk mund të jetë një omëletë me perime apo një suxhuk. Pirja e ujit të ngrohtë me limon shkarkon toksina nga trupi. “Ai është detoksifikuesi që ndihmon stimulimin e lëvizjeve të zorrës”, thotë Bajaj. “Kjo do t’ju mbushë me energji edhe falë kafeinës”.
Pi çaj
Pini shumë çaj. Thjesht bëjeni. Çaji mund të jetë përfituesi më i mirë për trupin tuaj. Studiuesit kanë publikuar në “European Journal of Clinical Nutrition” se konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të përmirësojë kujtesën dhe njohjen me meshkuj. Çaji jeshil ka meritë edhe më të madhe për arsye të përfitimeve të tjera shëndetësore, siç është funksionimi i mbarë i metabolizmit, ulja e tensionit të gjakut, parandalimi i frymëmarrjes së rënduar, rritja e imunitetit si dhe veprimi i saj si agjent anti-inflamator.
Bëni banjë para se të nisni ditën
Stërvitja e mëngjesit, para se të shkoni në punë, nuk do të thotë që do ta bëjë trupin tuaj shumë më të mirë fizikisht. Në fakt, nga studimet e Stephen F. Austin të “State University” është vënë re se ata që ndiqnin këtë rregull, ishin më pak të fortë krahasuar me ata që dinamikën e mëngjesit e nisnin me një banjë të ngrohtë, ngrohje të muskujve që përfshinte lëvizje dhe ecje të gjata. Ky lloj zakoni do të rrisë jo vetëm aftësinë për të punuar, por do t’ju ndihmojë të parandaloni dëmtimet.
Kujdesu për higjienën
Lëkura është organi më i madh, ndaj kujdesi për të nevojitet si për çdo pjesë të trupit tuaj. Kjo nuk do të thotë që ju të fiksoheni pas produkteve që duhet të përdorni. “Shikoji flokët dhe lëkurën e fytyrës tuaj, pastrojini ato me produkte të cilat nuk përmbajnë kimikate”, këshillon Bajaj. Kontrolloni etiketat për sulfat-natriumi dhe hidhini nëse kanë elementë të tillë, pasi ato jo vetëm i këpusin flokët, por dëmtojnë edhe lëkurën.
Mbroni sytë
Mbrojtja e syve është një nga rregullat bazë për mirëqenien fizike. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është mbajtja e syzeve të diellit. Kështu ju parandaloni çdo ditë djegien nga dielli, kataraktin e syve madje dhe kancerin e lëkurës. Zgjidhni syze dielli me përthithje diellore në masën 99-100% UV ose UV 400.
Merrni fibra
Fibrat janë çelësi kryesor i çdo dietë të shëndetshme. Një dietë e pasur në fibra ju ndihmon të mbani trupin në formë. Gjithashtu ndihmon në ecjen për një kohë të gjatë, ndërsa përfitimet janë dhe në humbje peshe. Kjo pasi fibrat rregullojnë sistemin e tretjes, ulin tensionin e gjakut, shkurtojnë rrezikun për diabet dhe ulin kolesterolin e keq.
Hani gjelbër
Nëse nuk keni diçka të gjelbër në pjatën tuaj çdo vakt, ju do ta ushqeni trupin pa përbërësit thelbësorë. Sipas studimeve të fundit, zarzavatet, të konsumuara si vakt në mbrëmje, mund të jenë ndër ushqimet më të mira për të parandaluar kancerin. Gjethet e gjelbra të perimeve të stinës ndihmojnë në menaxhimin e peshës dhe rregullojnë sistemin e tretjes. Nëse rregulla të tilla nuk i ndiqni për shkak të dembelizmit, zgjidhja qëndron te spirulina, një lloj i algave gjelbër-blu që janë të pasura me proteina, acide omega-3 yndyrore, Vitamina B, zink, hekur dhe beta-karotene.
Bëni më shumë seks
Ju nuk keni nevojë për askënd që t’ju thotë, bëni më shumë seks, por kjo nuk e dëmton aspak kërkimin në lidhje me përfitimet e tij. Koha e rregullt, e kaluar pas dyerve të mbyllura, mund t’ju bëjë të ndjeheni më të rinj, t’ju zvogëlojë stresin, t’ju rrisë imunitetin, si dhe t’ju mbrojë nga kanceri i prostatës dhe t’ju përmirësojë shëndetin kardiovaskular. Për më tepër, në një studim 25-vjeçar të kryer nga “Universiteti Duke” është konkluduar se sa më shumë marrëdhënie seksuale të kryeni, aq më gjatë do të jetoni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.