Pranvera konsiderohet si stina ku natyra dhuron një spektakël ngjyrash e ku çdo gjë lulëzon e natyra kthehet në një kopsht magjik. Kur natyra shpërthen dhe moda i përgjigjet duke sjell këtë herë propozimet më të bukura që kemi parë në veshje.
Veshjet e sezonit të pranverës këtë herë sjellin gjithë ekosistemin natyror duke sjell një kopsht botanik në pamjen e çdo femre.
Protagoniste të pranverës nuk do të jenë vetëm lulet, por edhe printet e gjetheve e bimëve që do të na dhurojnë një look më të freskët dhe natyral.
Nga fustanet tek aksesorët, gardëroba jonë do t’i ngjajë një pylli të dendur bimësh e lulesh që duket se kanë inspiruar shumë stilistë për të krijuar veshje, këpucë, çanta lëkure të cilave duhet t’u hidhni patjetër një sy.
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.