Të pushtohemi nga lulet. Pas dimrit aq gri e të gjatë, nuk duam të rrethohemi nga gjë tjetër!
Me plot ngjyra dhe më romantiket çantat me stampime, të qëndisura ose me aplikime janë “top” të pranverës 2018.
Perfekte për të kompletuar një veshje bon ton me ngjyra pastel. Por edhe për të gjallëruar me një detaj të thjeshtë pamjen e atyre që nuk pëlqejnë të vishen me ngjyra shumë të ndritshme edhe gjatë verës.
Këto çanta mund të rigjallërojnë një veshje komplet të zezë duke i dhënë ngjyrë dhe feminilitet.
Çanta me rrip të shkurtër dhe të gjatë, portofola; nuk ju mbetet tjetër veç të zgjidhni sa më shumë që mundeni.
Burimi / https://ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.