Në fokus

February 15, 2020 | 8:28

Preferoni distancat e ndershme, në vend të shoqërisë së një hipokriti

Në një botë ku hipokritët janë me bollëk, të sinqertët duket se shihen në një mënyrë negative. Kjo është arsyeja pse një distancë e ndershme do të jetë gjithnjë më e mirë, krahasuar me një afërsi që na detyron të vëmë një maskë dashamirësie, për të fshehur një përplasje vlerash.

Qeniet njerëzore kanë tendencë të perceptojnë një problem që kafshët e tjera nuk e kanë: presioni për të nxitur bashkëjetesën, duke lënë mënjanë dallimet sociale ose kulturore. Ne të gjithë e dimë se nuk është e lehtë të vendosësh një distancë nga ajo që nuk na pëlqen apo na bën të ndihemi të parehatshëm.

Ne shpesh detyrohemi të ndajmë hapësirën me një të afërm që ka ide ekstreme, ose një koleg pune të vështirë. Megjithatë, është e mundur të krijohen hapësira të vetë-mbrojtjes, për të shmangur rënien në ushtrimin e pakëndshëm të hipokrizisë. Në të njëjtën kohë, është e mundur të mbrohemi nga sjelljet hipokrite. Mund të ketë ndodhur që të gjithë të kenë pasur maskën e hipokrizisë dhe të kenë qenë në gjendje të na integrojnë në një kontekst të veçantë, një punë, një parti apo një bashkim familjar.

Fillimi i një procesi reflektimi padyshim na shpëton nga rënia në viktimë të hipokrizisë. Sapo të perceptohet papajtueshmëria e karaktereve ose e vlerës, përpiquni të jeni të ndershëm dhe të krijoni një distancë në një mënyrë elegante dhe respektuese.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top