Lifestyle

June 23, 2016 | 8:36

Prekëse/Djali i thoshte se dukej si “përbindësh” me shenjën pas operacionit. Ja çfarë bën babai për të birin

Dashuria e prindit për fëmijën nuk njeh kushte.

Kur djali 8-vjeçar i Josh Marshall u diagnostikua me një tumor në tru në vitin 2015 ishte një tronditje e madhe për të, pasi ai kishte nevojë për një operacion intensiv mbi kokën e tij. Gjërat u përkeqësuan edhe më tej, pasi operacioni i la djaloshit një shenje të madhe në kokë.

Gabriel vazhdimisht i thoshte babait të tij se kjo shenjë e bën atë të ndihet si një “përbindësh”. Dhe kështu, babai i tij, Josh Marshall, i tha djaloshit  se ai do të ketë së shpejti një tatuazh në kokë, identike me shenjën e tij.

“Unë i thashë tim biri se nëse njerëzit duan të shikojnë shenjën tënde, atëherë ata duhet t’i ngulin sytë në të dy ne”, ka thënë Josh.

Kjo është arsyeja pse Josh jo vetëm që rroi kokën, por edhe bëri një tatuazh në formë të njëjtë për të ndërtuar vetëbesimin e djalit të tij.

Gabriel tani është duke bërë mirë.

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top