Në fokus

June 16, 2018 | 9:34

Premtimi i dhënë, u mbajt! Riadi, “moderatori” i “Shqiptarët për shqiptarët”, bëhet me shtëpi të re (Video)

Në finalen e madhe të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ishte ftuar moderatori i vogël që rrëmbeu shumë vëmendje gjatë emisioneve të kaluara. Ai ishte Riadi nga Kosova. 14-vjeçari ishte i ftuari special në studion e shqiptarëve. Për disa minuta ai zuri vend përkrah moderatores, Ola Bruko ku i bëri një pyetje Fatmës, bashkëshortes së Elvis Naçit.

“A është e vështire të punosh me xhaxhi Elvisin, a mërzitet ai me ty kur nuk e bën mirë punën?” e pyet Riadi Fatmën. Me sportivitet e ka pritur Fatma pyetjen që solli hilaritet tek të pranishmit.

“Xhaxhi Elvisi nuk mërzitet kollaj s’kam arritur dot ta mërzis edhe brenda punëve të shtëpisë dhe jo më jashtë saj, por ai të “vret” me fjalë të mira që edhe kur gabojmë të përmirësohemi që ta bëjmë më mirë” tha ajo. Elvis Naçi i kishte premtuar se shtëpia e Riadit do të rregullohej. Ashtu ndodhi. Në këtë klip shikohet banesa e re e djalit me kushte shumë të mira dhe të përshtatura enkas për të pasi djali ka nevoja të veçanta për të lëvizur me karrocë me rrota.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=47&v=gHWo4a1K-lM

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top