Këshilla & Arsye

February 10, 2017 | 14:14

“Premtoj të gaboj”… Dashuria është fija e kuqe që i lidh të gjitha

Kjo është dashuria që, me një pëshpërimë, i flet drejtpërdrejt shpirtit tonë. Të dashurova para se ta merrja vesh dhe ndoshta vetëm kështu dashurohet. Ky roman është një fenomen letrar i pakrahasueshëm. Sapo doli, rrëmbeu vendet e para të klasifikimit si libri më i shitur, duke mbetur për muaj të tërë në vend të parë. Rrjeti është mbushur me komente dhe mijëra dashamirës e kanë zgjedhur si librin e vitit. Sepse dashuria na pushton, dashuria na trullos, dashuria na bën të ndjehemi të pavdekshëm dhe, menjëherë më pas, të pambrojtur e pa pikë force. Por fuqia e saj më e madhe është se na bën të ndjehemi të lirë.

Sa herë e kemi pyetur veten si ka qenë dashuria nga e cila kemi lindur? Si është ndier babai ynë herën e parë kur na ka mbajtur në krahë? Emocioni më i madh është të gjesh edhe një herë atë që ke humbur dhe ta duash përsëri, sikur të ishte hera e parë. Dashuria është fija e kuqe që i lidh të gjitha.

Pedro Chagas Freitas ka një pasion të madh: të jetojë. Dhe për të treguar gjithçka të mrekullueshme që na ofron jeta, duhet të shkruajë. “Premtoj të gaboj” është krijimi i tij më i ri, sapo mbaroi së shkruari reshtin e fundit dhe e di që ka përmbyllur aty gjithë universin e tij.

bota-shqiptare

Titulli: Premtoj të gaboj

Autor: Pedro Chagas Freitas

Gjinia: Roman

Shqipëroi: Taulant Hatia

Shtëpia Botuese: BOTA SHQIPTARE

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top