Lifestyle

November 26, 2016 | 11:31

Presidenti i Venezuelës injoron krizën humanitare dhe bëhet DJ

Ndërsa Venezuela është në krizë humanitare, përfshirë nga kaosi, presidenti Nicolás Maduro nis programin e tij në radio me muzikë salsa.

VENEZUELA-MEDIA-RADIO-MADURO

Ish-drejtuesi i sindikatës dhe shoferi i autobusit Nicolas Maduro Moros, u bë President i Venezuelës pas vdekjes së Hugo Chavez në vitin 2013. Ai startoi me një program muzikor të ritmeve salsa në radio. Karriera e tij e re si DJ ka shkaktuar një valë protestash në vend, i cili po përjeton një krizë të tmerrshme humanitare, dhe ku, prej muajsh, mungesë të çdolloj nevoje.

2-nicolas-maduro-balla-la-salsa

Venezuelë, është ora e salsa-s

Në programin e tij “La Hora de la Salsa” për radion Miraflores, stacioni kombëtar u bë pjesë i mediave qeveritare prej muajit të kaluar. Maduro mikson muzikë dhe informacion kulturor, alternuar me lajme politike propagandistike rreth Venezuelës dhe pjesës tjetër të botës. Një program “në të cilin do të ndajmë kulturën tonë karaibike, të përzierë, shpirtin e një populli që oligarkia kurrë nuk do ta kuptojë”, deklaroi presidenti.

nicolas-maduro-presidente-venezuela

Edhe pse fillimet muzikore të ish-presidentit Venezuelian i përkisnin stilit rrok, Maduro është i pasionuar veçanërisht te rryma salsa, të cilën e ka si hobi dhe vallëzon shpesh me gruan e tij Cilia Flores. Kënga e parë që ka zgjedhur për në radio ishte klasikja e pathyeshme nga Ray Barretto, e cila thotë “forca e pathyeshme qëndron te gjaku i ri”.

nicolas-maduro-moros

Programi ka shkaktuar kritika jo vetëm nga opozita, por nga shumica e venezuelianëve, të befasuar nga iniciativa e shpallur në mesin e një prej krizave më të rënda dekadat e fundit për vendin. “Është një tallje, duhet të tregojë më shumë respekt për venezuelasit”, tha kreu i opozitës Henrique Capriles. “Është si orkestra e Titanikut”, komentoi ai në faqen e Facebook-ut të programit.

Burimi: Lifegate.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top