I sapozgjedhur në postin e Presidentit, Ilir Meta ka qenë mbrëmë i ftuar në studion e “Opinion” ku ka rrëfyer rrugëtimin e karrierës së tij.
Duke folur për njohjen me bashkëshorten, me të cilën ka 26 vite së bashku ai shprehet: “Nuk i kam numëruar. Mua më duket sikur e njoh sot. Dhe nuk ka ndryshuar fare, sepse është si atëherë. Është gjithmonë energjike.”
Ndërkohë ju në politikë keni njohur bashkëshorten tuaj. Kur ka ndodhur?
Kjo ka ndodhur para se të bëhej takimi i Eurosocialistëve në vitin 1991. Kjo ka ndodhur në zyrën e Musa Ulqinit dhe Monika më ra në sy, sepse ishim mbledhur një grup studentësh dhe Monika ishte më e vogla, 17 –vjeç.
Disa ishin nga Universiteti Bujqësor, disa nga Universiteti i Tiranës e ishte ideja se sa sjell ti e sa sjell unë, sepse ishte një problem i madh për të mbushur sallën ngaqë nuk ishte e lehtë. Dikush thoshte unë sjell 50, dikush 30 e dikush 20, e dikush mbante shënim. Kurse ajo tha unë sjell 300. Kur ajo tha 300 thashë se ç‘po thotë kjo, se si do i sjellë 300 vetë. Edhe i solli. Organizoi lënien shkollën “Petro Nini Luarasi” atë ditë që bëhej mitingu në Pallatin e Kongreseve, dhe të gjithë nxënësit lanë mësimin dhe erdhën në takimin e rinisë eurosocialiste.
Pra kjo ishte njohja e parë?
Po , kjo ishte.
Pra ju keni 26 vjet që njiheni?
Nuk i kam numëruar. Mua më duket sikur e njoh sot. Dhe nuk ka ndryshuar fare, sepse është si atëherë.
Është gjithmonë energjike. Zakonisht burrat shqiptarë nuk i kanë shumë qejf gratë që janë kaq aktive. Nuk je bërë pishman ndonjëherë që je martuar me Kryemadhin?
Jo, nuk jam bërë pishman, sepse mendoj për të gjithë sfidat dhe sakrificat me të cilat është karakterizuar e gjithë karriera ime. Mendo tani të kesh një grua që të thotë mos e bëj këtë kështu, ç’të duhet ta bësh këtë kështu. Do të ishte diçka jo e dobishme dhe interesante. Monika është një njeri që i do sfidat.
E që ju shtyn për këtë?
Jo, nuk është çështje shtyse, por është një frymëzim në moment të vështira.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.