Në fokus

September 22, 2016 | 11:55

Presidenti Obama: Ne duhet të mësojmë nga 6-vjeçari Alex

Në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara të martën, Presidenti Obama citoi një djalë gjashtëvjeçar me emrin Alex nga Scarsdale. Ne dyshojmë se Alex e dinte që fjalët e tij do të lexoheshin në Samitin e liderëve mbi Refugjatët në Kombet e Bashkuara, kur ai i shkroi ato, por ai na bën të gjithëve krenarë.

Ja se çfarë tha Presidenti:

1“Ne mund të mësojmë nga një vogëlush me emrin Alex, i cili jeton jo shumë larg nga këtu, në Scarsdale, New York. Muajin e kaluar, si të gjithë ne, Alex e pa atë imazh shpirtcopëtues – ku pesëvjeçari Omran Daqneesh në Aleppo, Siri, i ulur në ambulancë, i heshtur dhe në shok, përpiqej të fshinte gjakun nga duart e tij.

Dhe këtu në New York, Alex, i cili është vetëm gjashtë vjeç, u ul dhe më shkroi një letër. Dhe ai më shkruante se donte që Omran të vijë të jetojë me të dhe familjen e tij.

Alex ka shkruar: “Unë do t’i jap biçikletën time dhe do ta mësoj se si ta ngasë. Motra ime e vogël do të mbledhë flutura dhe xixëllonja për të… Ne të gjithë mund të luajmë së bashku. Do t’i japim atij një familje dhe ai do të jetë vëllai ynë “.

Këto janë fjalët e një djali gjashtëvjeçar. Ai na mëson shumë.

Humanizmi që një fëmijë mund të shfaqë, një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit prej nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten.

Përfytyroni sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim.

Dëgjoni Alexin dhe reflektoni se përse unë e ndava atë me të gjithë botën”.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top