Një tjetër nxënës krenon Shqipërinë jashtë vendit. Bëhet fjalë për Dario Toskën, i cili sapo ka përfunduar klasën e pestë me rezultate të shkëlqyera.
Janë këto të fundit që e kanë bërë atë që të jetë në mesin e nxënësve fitues të programit “President’s Education Awards”. Rezultatet e shkëlqyera bënë që presidenti amerikan Donald Trump t’i akordojë medaljen e ekselencës, e cila jepet vetëm dy herë në ciklin arsimor 8- vjeçar, në klasën e pestë dhe të tetën.
Ekselenti me origjinë nga Shqipëria sapo ka mbaruar klasën e pestë në shkollën amerikane të Garmisch ElementaryMiddle School, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë, në Garmisch të Gjermanisë. Në pesë vitet e para të shkollimit që Dario sapo ka nisur, ai ka spikatur për rezultatet e larta. Por jo vetëm kaq.
Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë fitues i disa olimpiadave dhe së fundmi edhe i “Spelling Bee” (program që ka si qëllim mbështetjen e fëmijëve që të zgjerojnë fjalorin e tyre, atësitë komunikatave dhe vetëbesimin).
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.