Aktualitet

October 6, 2025 | 10:02

Presidentja e Universitetit “Luarasi”, Fabiola Hysenbelliu ka uruar të gjithë studentët e këtij Universiteti për fillimin e vitit të ri akademik. Një urim të veçantë, znj. Hysenbelliu kishte për studentët e vitit të parë, që siç u shpreh ajo sot nuk është një ditë e zakonshme, por fillimi i një udhëtimi të ri, drejt dijes

Në fjalën e saj, Fabiola Hysenbelliu u tha studentëve që të mos kenë frikë nga vështirësitë, pasi ato janë pjesë e rritjes së tyre.
Zonja Fabiola Hysenbelliu u shpreh se pranë Universitetit “Luarasi”, të rinjtë do të gjejnë profesorë të përkushtuar dhe miq të rinj dhe eksperienca që ata do të marrin do t’i ndihmojë për të ndërtuar të ardhmen.

fabiola-hysenbelliu
“Sot nuk është një ditë e zakonshme, sot shënon fillimi i një udhëtimi të ri, udhëtimit tuaj drejt dijes, zhvillimit personal dhe profesional. Ju po hyni në një botë të re, ku çdo mësim, çdo pyetje  dhe çdo sfidë do t’ju ndihmojë të formoni veten si qytetarë dhe profesionistë të së ardhmes.
Universiteti nuk është vendi ku mësojmë mbi libra dhe koncepte, ai është një hapësirë ku mësojmë të mendojmë ndryshe, të sfidojmë veten, të bashkëpunojmë dhe të rritemi si njerëz. Këtu do të gjeni profesorë të përkushtuar, miq të rinj, eksperienca që do t’i mbani mend gjithë jetën dhe mësimi që do t’ju ndihmojë të ndërtoni të ardhmen tuaj. Mos kini frikë nga vështirësitë, ato janë pjesë e rritjes! Mos kini turp të pyesni, të kërkoni ndihmë apo të gaboni, sepse vetëm ai që përpiqet mëson vërtet!
Sot me hyrjen tuaj në Universitet ju bëheni pjesë e një komuniteti të dijes dhe përgjegjësisë, shfrytëzojeni çdo mundësi, çdo orë mësimi dhe çdo bashkëbisedimi për të nxjerrë më të mirën nga vetja”, theksoi Presidentja e Universitetit “Luarasi”, Fabiola Hysenbelliu.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top