Presidentja e Universitetit “Luarasi”, znj. Fabiola Hysenbelliu, mbajti fjalën përshëndetëse në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë, me temë: “Drejtësia, Siguria dhe të Drejtat e Njeriut”. Në fjalimin e saj, ajo vlerësoi nivelin e lartë të organizimit, përmbajtjen cilësore dhe pjesëmarrjen e gjerë, duke theksuar kontributin që kjo konferencë jep në pasurimin e vlerave akademike dhe shkencore të institucionit.
Znj. Hysenbelliu theksoi gjithashtu se Fakulteti i Drejtësisë ka qenë gurthemeli i Universitetit “Luarasi”, dhe se në bashkëpunim me fakultete dhe universitete partnere brenda dhe jashtë vendit, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të institucionit.
Zonja Hysenbelliu tha se: “Do të mbështes çdo nismë që synon kërkimin shkencor në fakultetet dhe Universitetin “Luarasi” për vlerat dhe rëndësinë që mbart. Për pasojë do të kemi një përmirësim të nivelit cilësor të këtij stafi dhe një zhvillim të një prej shtyllave kryesore të funksionimit të vetë Universitetit që ka të bëjë kërkimin shkencor”, deklaroi Presidentja e Universitetit “Luarasi”, Fabiola Hysenbelliu.
Fabiola Hysenbelliu: Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit “Luarasi” ka qenë edhe guri i themelimit të këtij universiteti, në bashkëpunim me shumë fakultetet dhe universitete shqiptare e të huaja. Kjo padyshim përbën një ngjarje të rëndësishme për vetë fakultetin në veçanti dhe Universitetin në tërësi. Mbërritja deri në këtë ditë ka kërkuar një kohë relativisht të gjatë dhe impenjim serioz, për të bërë bashkë të gjithë aktorët dhe faktorët. Por kur ajo përmbush qëllimin rezulton e suksesshme.
Jam njohur me tematikat e referimeve, referuesit dhe ekspertizat profesionale të tyre. Referuar këtyre elementeve konstatoj se jo vetëm pjesëmarrja dhe formati i kësaj konferencë por edhe cilësia e saj paraqitet e një niveli shumë të lartë, duke pasuruar vlerat studimore dhe shkencore të saj.
Në cilësinë e Presidentes së Universitetit “Luarasi” kam mbështetur dhe do të mbështes çdo nismë që synon kërkimin shkencor në fakultetet dhe Universitetin “Luarasi” për vlerat dhe rëndësinë që mbart. Kjo pasi ajo i shërben thellimit të dijeve për stafin akademik, apo edhe për kërkuesit e rinj shkencor. Për pasojë do të kemi një përmirësim të nivelit cilësor të këtij stafi dhe një zhvillim të një prej shtyllave kryesore të funksionimit të vetë Universitetit që ka të bëjë kërkimin shkencor.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.