Mirëqenie

April 18, 2018 | 14:39

“Prestige Resort”, aty ku pushimet zgjasin gjithë vitin

Qetësia e pushimeve është ajo që çdokush e dëshiron dhe kjo ka vlerë jo vetëm për muajt e nxehtë të verës, por për të gjitha periudhat e tjera të vitit. Akomodimi, shërbimet e ndryshme, kuzhina tradicionale dhe ajo moderne, luksi i panoramës natyrore, panorama e detit të kaltër me kripë e jod, janë gjithçka i nevojitet gjithkujt për të gjetur veten. Në kushte të tilla njeriu qetësohet, futet në meditime e motivohet prej rutinës e përditshmërisë. Natyra i ka falur Shqipërisë vende fantastike për pushime, por jo çdo gjë e virgjër apo e egër ka vlerë, nëse nuk ndërhyn dhe dora e njeriut.

E në këtë kuadër, një investim serioz i është bashkuar turizmit vendas. Pikërisht në kulmin e sezonit turistik, që në ditët e para të gushtit, në Golem është çelur resorti më i ri në Shqipëri. Pranë vendit të quajtur “Mali i Robit” ndodhet dhe ky resort fantastik ku mund të kaloni ditët e verës, por jo vetëm.

Destinacioni më i ri për pushuesit

“Prestige Resort” është pjesë e hotel “Prestige” që rezidencën kryesore e ka në rrugën “Panorama” në Tiranë. Por “Prestige Resort” i përket zonës së Golemit, i ndërtuar nën hijen e pishave madhështore dhe mes gjelbërimit, në po të njëjtin vend ku vite më parë njihej si “MakAlbania”. E ndërkohë që “MakAlbania” është kthyer në “ish”, “Prestige Resort” ofron gjithçka që ju dhe fëmijët tuaj keni ëndërruar, ajo që vlen më së shumti për të kaluar ditë relaksi. Nuk ka nevojë të prisni bileta për të shkuar me pushime jashtë shtetit, kushtet e kërkuara tanimë të ofrohen vetëm pak kilometra larg kryeqytetit.

Gjithçka si në plazhet e Antalias apo Ibizës. Vapa dhe freskia në të njëjtin vend. Ushqimi cilësor dhe atmosfera festive po aty. Por surprizat nuk mbarojnë me kaq, sepse ndryshe nga gjithë resortet e tjera, në “Prestige Resort” do të keni mundësi të zgjidhni mes 3 pishinave. Ajo që e bën të veçantë këtë resort të ri, është fakti që dy prej pishinave janë me ujë të ëmbël, por e treta është me ujë deti, duke e sjellë Adriatikun vetëm pak metra nga dhoma e gjumit.

Në këtë resort, pushuesit mund të marrin shërbime të tjera cilësore dhe të shijojnë panoramën e mrekullueshme të lindjes së diellit dhe të perëndimit të tij mbi Adriatik.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 123

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top