Aktualitet

May 7, 2025 | 15:54

Prestige Resort mirëpret pjesëmarrësit e Giro d’Italia, një ngjarje historike për Shqipërinë! Çiklistët të mahnitur nga natyra dhe mikpritja shqiptare (Video)

“Prestige Resort”, një nga destinacionet më të njohura dhe më të bukura turistike në bregdetin shqiptar, mirëpriti pjesëmarrësit e ngjarjes historike “Giro d’Italia”, e cila këtë vit zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

prestige-resort-giro-ditalia-albania-team-3

Mikpritje mes gjelbërimit dhe detit!

Çiklistë nga vende të ndryshme të botës janë akomoduar në “Prestige Resort”, në godina të rrethuara nga gjelbërimi dhe pranë brigjeve të detit, duke shijuar pamjen magjepsëse të detit Adriatik dhe freskinë e pishave shumëvjeçare.

 

Një mëngjes i paharrueshëm pranë Adriatikut

Të mërkurën në mëngjes, 125 pjesëmarrës qëndruan për mëngjes në restorantin e resortit. Anëtarë të ekipeve franceze, spanjolle, italiane dhe zvicerane do të qëndrojnë në “Prestige Resort” për pesë net. Për shumë prej tyre, kjo është hera e parë që vizitojnë Shqipërinë dhe u shprehën të impresionuar nga bukuritë natyrore, mikpritja, dhe shërbimi i shkëlqyer që ofron resorti.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri. Jemi pranë detit dhe kjo është diçka shumë e bukur. Giro është një garë trejavore ndërkombëtare. Këtë vit e nisim në Shqipëri dhe të dielën në mbrëmje kthehemi në Itali. Është një garë shumë interesante me etapa të ndryshme: ulje, ngjitje dhe të ndërmjetme. Pres me padurim që ta nisim. Këtu në “Prestige Resort” kemi shumë hapësirë – jemi me katër ose pesë ekipe. Ka hapësirë të mjaftueshme për automjetet tona dhe dhoma të bukura pranë detit. Dje madje pata mundësinë të bëj edhe vrap, pra jam shumë i kënaqur.”- tha Kurt Bogaerts. Jurgen Roelandts, manaxheri sportiv i  Movistar Team u shpreh se: “Është hera ime e parë në Shqipëri, hera e parë që e shoh nga afër. Kam ende për të zbuluar më shumë, por deri tani gjithçka ka qenë shumë mirë. Në Giro d’Italia kam marrë pjesë tre herë si çiklist, ndërsa tani është hera e dytë si drejtues. Kjo garë ofron shumë mundësi për çiklistët. Kam më pak se tetë orë në Shqipëri, por kur u zgjova dhe pashë pamjen e detit nga dritarja, ndjesia ishte e mrekullueshme.”

Sipas Damiani Roberto, drejtor sportiv i ekipit francez: “Jam nga Italia dhe është hera e parë që vij në Shqipëri. Është një moment shumë i rëndësishëm për ekipin tim dhe për të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Jemi shumë të lumtur që e nisim këtë garë në Shqipëri – një përvojë e bukur. Shpresoj që ekipi im të fitojë etapën e parë, është shumë e rëndësishme për ne. Mberritëm dje në mbrëmje, dhe për momentin gjithçka është shumë mirë: dhoma e rehatshme, ushqimi i shkëlqyer. Është një kënaqësi të qëndrojmë këtu me ju.”

 

Shqipëria në qendër të vëmendjes ndërkombëtare

Giro d’Italia në Shqipëri nuk është thjesht një garë – është një mundësi për të treguar botës bukuritë natyrore, mikpritjen dhe potencialin e jashtëzakonshëm që vendi ynë ofron. “Prestige Resort”, me standardet më të larta të shërbimit dhe infrastrukturë të klasit botëror, është tashmë pjesë e këtij suksesi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top