Në fokus

November 27, 2019 | 12:34

Prestige Resort në Golem hap dyert për familjet e dëmtuara nga tërmeti

 

Në solidaritet me familjet që iu shkatërruan shtëpitë pas tërmetit të 26 nëntorit, Prestige Resort në Golem hap dyert e mikëpritjes. Ambientet do të jenë të hapura për të gjithë familjarët që kanë mbetur të pastrehë.

Presidenti i Grupit IHB, Irfan Hysenbelliu i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama, për të hapur dyert e strehimit për të gjithë të pastrehët e mbetur nga tërmeti. Vetë presidenti i kompanisë, z.Hysenbelliu, ka siguruar se të gjithë personat e mbetur pa shtëpi, mund të strehohen pranë Prestige Resort, i cili ndodhet në Golem.

1Gjithaq dhe kompania Uji Fab ka dhënë kontributin e saj në këto ditë të jashtëzakonshme për qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi.  

Sot kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, për dy rajonet e prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, Tiranën dhe Durrësin. Gjendja e jashtëzakonshme sipas Ramës, do të zgjasë për një periudhë 30-ditore.

3 2

fab

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top