Pasi e mbesa Emma ka publikuar një foto që i shfaqte bashkë, janë lëshuar komentet negative në rrjetin social të divës 50-vjeçare, e cila tha se ishte mërzitur nga kjo situatë.
Për ne që, – edhe pse ka kaluar 28 vjet dhe dhjetëra role të tjera – vazhdojmë ta shohim si Pretty Woman, mesa duket është një herezi. Por ka nga ata që kritikojnë me tone të ashpra në rrjetet sociale. Aktorja, protagoniste e një fotoje sociale në kushtet e shtëpisë, Julia Roberts, e ka quajtur atë të tmerrshme. Shkaku i nxitjes, ishte një fotografi shumë e zakonshme e postuar këtë verë nga mbesa e saj, Emma Roberts, gjithashtu një aktore, shumë më pak e njohur, por shumë më popullore se halla e saj në Instagram (12.4 milionë ndjekës kundër 2.1).
Shihen të dyja në një tryezë duke luajtur me letra, me fytyrën pa make-up, këmishë dhe syze optike. Një imazh jo-magjepsës, por shumë autentik, të cilin megjithatë shumë fansa nuk e kanë kuptuar për atë që ishte, duke u hedhur me një lumë komentesh për aspektin estetik të aktores, e cila në 28 tetor mbush 51 vjeçe.
Reagimi
E ftuar te Oprah, të nesërmen e ditës tjetër, Roberts është kthyer tek kjo temë, duke rrëfyer se, pavarësisht se është një grua e vendosur dhe e vetëdijshme, ato fjalë kanë arritur ta shqetësojnë. “U ndjeva e lënduar,” tha ajo. “Numri i njerëzve që mendonin se u lejohej të komentonin mbi atë se si dukesha, se si nuk isha duke u plakur mirë, mbi atë se dukesha si një burrë, më ka tronditur dhe habitur për atë që si më bënë të ndihesha. Unë jam një grua pesëdhjetë vjeçe dhe e di se kush jam, por ndjenjat e mia akoma mund të lëndohen nga këto situata”.
Por, përpos gjithçkaje të ndodhur, mesa duket, hallë-mbesë nuk u ka zgjatur shumë inati, dhe pa kaluar pak ditë, kanë ripostuar një foto sërish bashkë, këtë herë duke luajtur domino. Vetëm se këtë herë, ato janë maskuar me syze dielli, për të mos lënë vend shumë për gjykime.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi www.corriere.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.