Lifestyle

May 7, 2019 | 9:37

Princ Harry dhe Meghan Markle bëhen prindër për herë të parë, vjen në jetë djali i tyre

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka sjellë në jetë foshnjën e saj. Bëhet e ditur se Princ Harry së bashku me bashkëshorten e tij kanë pritur fëmijën e tyre, mëngjesin e 6 majit, i cili peshon 3.3 kg.

Meghan dhe Harry përmes llogarisë së tyre të përbashkët në “Instagram” kanë konfirmuar lajmin e shumëpritur. Menjëherë në postimin në fjalë kanë vërshuar pëlqimet dhe komentet njëri pas tjetrit.

Njëkohësisht bëhet e ditur se Meghan dhe djali gëzojnë shëndet të plotë. Ndërkohë të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë emri kanë vendosur për vogëlushin, pasi ende nuk e kanë zbuluar.

Foshnja është i 7-ti në radhën për fronin, pas Princit të Uellsit, Dukës së Kembrixhit dhe fëmijëve të tij, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princi Louis, dhe pas të atit, Dukës së Sussex.

Ky është fëmija i parë i Princ Harryt dhe Meghan. Foshnja është stërnipi i tetë i Mbretëreshës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top