32-vjeçari Princi Harry ka pranuar se disa vite më parë kërkuan ndihmë profesionale, sepse gjendja e tij psikologjike ishte e rënduar pas humbjes së nënës së tij, Princeshës Diana, e cila vdiq në vitin 1997.
Në një nga intervistat më të ndershme, ai tha se vdekja e nënës së tij la një ndjenjë të ankthit dhe madje edhe agresion.
Në atë kohë ai ishte 12- vjeç dhe kjo traumë çoi në mbylljen e tij në vetëvete.
“Mënyra ime për t’u përballur ishte futja e kokës në rërë, duke refuzuar të mendoj për mamin tim, por për çfarë do të ndihmojë kjo? Vetëm do t’ju bëjë që të ndjeheni të mërzitur. Kjo nuk do ta rikthejë atë”, tha ai.
Ai pranoi gjithashtu se filloi të merrej me boks, sepse ajo ishte e vetmja mënyrë për të nxjerrë jashtë mllefin që ndjente.
“I mbylla në vetëvete të gjitha emocionet, për pothuajse 20 vjet pas humbjes së nënës. Fshihesha dhe refuzoja të mendoja për të, por kjo nuk më ndihmonte aspak. Më bënte vetëm të ndjehesha i trishtuar. Kështu vendosa të kërkoj ndijhmën e një nejriu më te specializiar, i cili më ndihmoi shumë të dal nga errësira dhe dhimbja e madhe”, shprehet Harry.
Ai ka thënë se bashkëbisedimi është pjesa më e rëndësishme për të tejkaluar trauma të tilla.
“Ju duhet vetëm një bisedë. Ju nuk keni nevojë për këshilla, vetëm ju duhet dikush që t’ju dëgjojë në kohë të vështira.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.