Princeshë Diana nuk jeton më, por trashëgimia e saj do të mbetet gjithmonë me ne. Princesha e famshme e Uellsit, pavarësisht se ka vdekur më shumë se 20 vjet më parë, vazhdon të frymëzojë botën. Ende publikohen histori që tregojnë për mirësinë dhe dhembshurinë e saj unike. Jo rastësisht pseudonimi i saj ishte “Princesha e Popullit”.
Për Dianën nuk ekzistonte largësia apo kufizimet e mëdha për të ndihmuar të tjerët. 22 vjetori i vdekjes së saj sapo ka kaluar dhe ne duam ta kujtojmë duke treguar një episod që konfirmon edhe një herë se sa unike dhe e veçantë ishte. Disa javë para vdekjes së saj tragjike më 31 gusht 1997, Diana u nis për një udhëtim humanitar në Bosnjë. Qëllimi i saj ishte ndërgjegjësimi për rrezikun e minierave.
Në këtë udhëtim, i cili rezultoi të ishte i fundit, u shoqërua nga Ken Rutherford dhe Jerry White, të cilët disa vjet më parë treguan këtë përvojë në një dokumentar. Por edhe në një intervistë, të dy ndanë disa histori, për kohën e kaluar me Princeshë Diana në Bosnje. Njëra nga këto fliste për një udhëtim të paplanifikuar në varrezat e luftës në Sarajevë. Ishte më 10 gusht 1997.
Kujtimet e Jerry White
“Imazhi i saj në një varrezë në Sarajevë, ditën e fundit të udhëtimit tonë tre-ditor, më shfaqet përsëri. Nuk ishte planifikuar, nuk ishte në itinerar, por Diana më tha që nuk kishte asnjë ide se si ishte një varrezë.”
White kujton: “Ajo më pyeti nëse ekzistonte ndonjë varrezë aty pranë, sepse donte ta vizitonte. Ne u vonuam për një pritje që mund të anulohej. Por Princeshë Diana ishte e padurueshme. Kështu, u drejtuam në ish-stadiumin Olimpik që ishte bërë një varrezë e madhe për të vdekurit gjatë luftës. Pashë Dianën duke ecur midis qindra gurëve të varreve.
Duke e ndjekur me sy nga larg, ishte e çuditshme. Ajo eci ngadalë, mes varreve dhe madje shkurreve me trëndafila të verdhë. Dhe ajo takoi një grua, një nënë që po qante mbi varrin e djalit të saj. Diana nuk dinte të fliste në gjuhën boshnjake dhe gruaja nuk fliste anglisht. Kështu që ato u përqafuan me njëra-tjetrën. U lidhën fizikisht dhe emocionalisht. Nga nëna për nënën”.
White zbulon se ka një fotografi që përshkruan momentin kur Diana përkëdhel dhe fshin lotët në faqet e gruas.
“Pas vdekjes së saj në Paris, disa javë më vonë, pyeta veten nëse Princesha Diana e kishte parandjerë vdekjen dhe funeralin e saj. Nuk e di, por mbase ajo e kuptoi atë. Diana ndjeu se do të vdiste. Unë akoma ndjej të dridhura kur kujtoj këtë moment të fuqishëm, të pashkruar dhe të paplanifikuar, disi profetik”.
Kjo ishte Princesha Diana të cilën ne të gjithë e duam dhe mbajmë mend. Ajo gjithmonë i vinte të tjerët të parët dhe nuk njihte kufij kur kërkonte dhe ëndërronte një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Burimi / https://newsvarie.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.