Lifestyle

May 5, 2016 | 13:58

Princi Harry: Gjithçka dua është të bëj krenare nënën time

Ai humbi nënën e tij, Princeshën Diana, në moshën 12 vjeç, por tani Princi Harry është hapur në lidhje me ndikimin e saj të thellë.

“Gjithçka që dua është që të bëj nënën time shumë krenare. Kjo është gjithçka që dëshiroj”, tha ai për revistën People.

Princi Harry shprehet se e ëma vazhdon ta frymëzojë atë.

“Kur iku, la një boshllëk të madh, jo vetëm për ne, por dhe për shumë njerëz në botë. Nëse do arrij të mbush edhe një pjesë të vogël të tij, detyra ime do quhet e kryer. E di që kam shumë nga ime më brenda vetes. Unë jam duke bërë shumë gjëra që ajo ndoshta do të bënte. Dua ta bëj sa më krenare. Do e kaloj gjithë jetën që kam përpara duke kërkuar të mbush atë boshllëk. Dhe të njëjtën gjë do bëjë William”.

Princ Harry  është i angazhuar në disa aktivitete filantropike: po promovon Invictus Games, lojërat ndërkombëtare paralimpike, kushtuar ushtarakëve që kanë pësuar dëmtime të përhershme fizike për shkak të shërbimit ose në shërbim.

Nuk kam shumë kujtime nga fëmijëria me mamanë time, ka pranuar princi. Nuk them kurrë: “Ok, do e bëj këtë sepse jam i sigurt që është ajo gjë që mamaja do donte të bëja”, edhe pse, vetvetiu, kur e bëj, mendoj: E di çfarë? Me siguri do e adhuronte”, shton më tej ai.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top