Në fokus

May 28, 2018 | 11:37

Princi Harry takon një fëmijë jetim në Afrikë: 14 vjet më vonë i ftuar nderi në dasmën mbretërore …

Shumë pak njerëz kanë humbur skenat e dasmës madhështore mbretërore, midis princit Harry dhe Meghan Markle. Miqtë dhe të afërmit erdhën nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoni, gjithashtu kishte shumë mysafirë të papritur që u bashkuan me festimet.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, me një audiencë televizive të vlerësuar në dy miliardë njerëz.  

Ajo që pak njerëz dinë, ishte se mes të ftuarve si David Beckham, George Clooney, Tom Hardy dhe Elton John, ishte një jetim afrikan që Princi Harry e kishte takuar 14 vjet më parë.

Në fakt, në dasmë kishte rreth 200 njerëz nga bamirësitë e ndryshme që familja mbretërore ka bërë gjatë viteve. Brenda atij grupi të përzgjedhur, ishte Mutsu Potsane, 18 vjeç, i cili e takoi Princin Harry kur ishte vetëm katër vjeç. Kjo ndodhi kur Princi Harry, vetëm 19 vjeç, ishte gjatë një misioni për të ndihmuar fëmijët me AIDS në vendin afrikan të Lesotos, kohë në të cilën u takua për herë të parë me Mutsu.

Mutsu jetonte në një jetimore në periferi të Maseru, kryeqyteti i Lesotos. Të dy djemtë u miqësuan menjëherë dhe Mutsu ndoqi Harryn kudo. Vetëm dy vjet më vonë, Harry, së bashku me Prince Seeiso të Lesotos, themeluan organizatën e bamirësisë “Sentabale” … “Forget Me Not”.

Qëllimi i organizatës ishte dhe është për të ndihmuar dhe dhënë shpresë fëmijëve me HIV në Lesoto dhe Botsvanë. Gjatë viteve, Harry është kthyer disa herë në Lesoto dhe çdo herë, shoku i tij Mutsu ka qenë duke e pritur.

Këtë herë ishte radha e Mutsu për të vizituar princin Harry.  Mutsu ishte një nga dhjetë përfaqësuesit e organizatës Sentebale të pranishëm në dasmën e Harry.

Është provë se princi britanik me të vërtetë ka zemrën e nënës së tij. Diana do të ishte krenare për djalin e saj. Natyrisht, Prince Seeiso ishte gjithashtu i pranishëm në martesë.

“Unë jam këtu si një zëdhënës për mendimet dhe dëshirat më të mira të banorëve të Lesotos, nuk përfaqësoj vetëm emrin tim, por të gjithë”, thotë princi. Një deklaratë që ka prekur shumë njerëz.

Princi Harry është i dashur në të gjithë botën për thjeshtësinë dhe zemrën e tij të madhe.  Ne shpresojmë që gjithmonë të qëndroj në atë mënyrë. Një histori e bukur, e njeriut të thjeshtë dhe të ëmbël, midis lavdive dhe njerëzve të famshëm.

 

Burimi / tuttorete.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top