Mos humbni autoritetin
Kjo këshillë vlen për baballarët. Shpesh, pas një ndarjeje, meshkujt janë si të dehur nga fakti se janë sërish të lirë, gjë që përkthehet në një lloj adoleshence të re, e përbërë nga gjeste të papjekura. Argëtohuni, por ruani edhe autoritetin e babait atëherë kur është e nevojshme.
Mos bëni prindin mik
Është një gabim që, për mirëqenien e fëmijës, të keni një sjellje si të barabartë. Do të humbni autoritetin dhe do t’u hiqni atyre një pikë referimi, duke i lënë prindit tjetër rolin aspak të rehatshëm: të jeni edhe nënë edhe
babë për fëmijën tuaj.
Mos i përkëdhelni fëmijët
Tipike e shumë baballarëve – por edhe e nënave më pak – është se nuk janë më të aftë t’u thonë “jo” kërkesave të fëmijëve. Frika se mos humbasin dashurinë e tyre i bën të butë, pa forcë edukuese, duke rrezikuar që fëmijët
të humbasin vlerën e vërtetë të gjërave.
Mos i përdorni si mesazhierë
Ajo që duhet të shmangni absolutisht është që të fusni fëmijët në mes të
problematikave prindërore pas ndarjes. Mos i bëni fëmijët zëdhënës të mesazheve polemike apo provokatore kundrejt prindit tjetër. Kjo gjë
i huton dhe duhet të mbajnë mbi shpatulla një peshë shumë të madhe.
T’i flisni keq për prindin tjetër
Figura e nënës nuk duhet poshtëruar asnjëherë në sytë e fëmijëve. Nuk ka rëndësi nëse babai single është i inatosur me të, inatçi apo në konflikt. Fëmijët dhe adoleshentët kanë të drejtën të kenë një ide të nënës së çliruar nga gjykimet e babait dhe nga inatet që mund të ketë ai.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.