Fëmijët kanë nevojë të dalin nga shtëpia jo vetëm për të marrë ajër të pastër, por edhe për arsyet e mëposhtme:
Kocka më të forta dhe risk të ulët ndaj kancerit
Fëmijët e sotëm shtëpiakë nuk marrin sasinë e duhur të rrezeve të diellit, duke pasur mangësi të Vitaminës D, e cila shkakton rrezik për shëndetin.
Përmirëson shikimin
Studimet e fundit tregojnë se, fëmijët që e kalojnë kohën e lirë jashtë në natyrë janë më pak miop dhe kanë me pak nevojë për syze.
Më pak depresion dhe hiperaktivitet
Koha në natyrë i qetëson fëmijët dhe zvogëlon ankthin tek ato.
Rrit përqendrimin
Fëmijët që kalojnë shumë kohë brenda para TV dhe video-games kanë më pak durim dhe përqendrim të shkurtër.
Përmirësohen aftesitë e tyre sociale, duke i bërë më të aftë për të bërë miq
Fëmijët që luajnë së bashku jashtë, lidhen drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, duke krijuar lojëra përmirësojnë aftësinë e tyre për të njohur njerëzit.
Përmirëson kreativitetin
Në natyrë fëmijët kanë shumë gjasa të përdorin imagjinatën e tyre, duke shpikur dhe testuar shumë zgjidhje për t’u argëtuar.
Jetëgjatësi dhe jetë të shëndetshme si të rritur
Mjekët kanë konstatuar nga statistikat se, fëmijët që rrinë shumë ulur, kanë pasur jetëgjatësi 3 deri në 5 vjet më pak se moshatarët e tyre, që kanë shpenzuar kohën jashtë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.