Të jesh prind është gjëja më e bukur në botë dhe në të njëjtën kohë, gjëja që kërkon më shumë përgjegjësi dhe përkushtim. Të lindësh dhe të rrisësh një qenie njerëzore nuk është aspak e lehtë përkundrazi.
Por situata komplikohet edhe më shumë kur në një familje ka më shumë se një fëmijë. Këto të fundit ndikohen shumë nga gjithçka që i rrethon duke qenë se nuk e kanë krijuar akoma autonominë e tyre. Ndodh shpesh që ata të ndikohen nga bashkëmoshatarët, mësuesit por në pjesën dërrmuese nga prindërit.
Kështu që kujdes! Ju, prindër jeni të parët që mund të shkatërroni të ardhmen e fëmijëve tuaj, duke mos i lejuar ata të jetojnë as të tashmen.
Duhet të tregoni shumë kujdes me tonin e zërit me të cilin u flisni fëmijëve, sepse mënyra se si i perifrazoni fjalët ose ‘nofkat’ që ju u vendosni fëmijëve mund të kenë pasoja afatgjata dhe të padëshirueshme.
Psikologu klinik Ma. Lourdes Carandang shpjegon se ka katër sjellje me të cilat mund të ndikoni negativisht në jetën e fëmijës.
Sjellja e parë ka të bëjë me krahasimin e fëmijëve. Është më se e sigurt se ju i doni fëmijët në mënyrë të barabartë edhe pse njëri ka çarë më shumë në jetë se sa tjetri dhe sërish, kur ju vjen rasti t’i prezantoni fëmijët tuaj ju zgjidhni të mbivlerësoni atë që ka arritur më shumë. Kjo sjellje futet në kategorinë e një bulizmi shumë delikat dhe është fyese për fëmijët e tjerë.
Sjellja e dytë është e lidhur ngushtësisht me ‘nofkat’. Në të shumtën e rasteve ato duken të padëmshme dhe argëtuese, por mënyra se si një prind e quan fëmijën e tij, mund të sjellë dëmtime serioze në vetëbesimin e tij në të ardhmen.
Gjithashtu Dr. Carandang shpjegon se përdorimi i ‘nofkave’ të ndryshme mund të shkaktojë tek fëmija zhvillimin e ndjenjave fyese ndaj prindërve dhe fillon të besojë se vërtet është dembel ose budalla.
Kurrë prindërit nuk duhet të japin shembuj të bulizmit. Përveç fjalëve që prindërit thonë, fëmijët u kushtojnë shumë rëndësi edhe sjelljeve të prindërve, sjellje të cilat ua marrin si model, pavarësisht nëse janë të mira apo jo. Diçka e tillë ndodh sepse fëmijët kanë si model prindërit e tyre.
Por gabimi më i madh i prindërve ndodh kur ata favorizojnë njërin nga fëmijët, gjë e cila ndikon në disiplinë. Edhe pse shumë prindër e mohojnë këtë gjë, ka raste kur ato favorizojnë njërin nga fëmijët dhe shpesh ato që bëjnë gabime mbeten të ndëshkuar dhe fajin e marrin fëmijët e tjerë.
Dr. Carandang sqaron se kur fëmijët argumentojnë, është e rëndësishme të dëgjoni secilin prej tyre në mënyrë objektive, kështu mund të reagoni siç duhet.
Nuk duhet të ndëshkohet një fëmijë vetëm se është më i madhi se të tjerët apo se ka më shumë përgjegjësi. Është shumë e rëndësishme që mos të neglizhoni nevojat e tyre emocionale.
Këto udhëzime duhet t’i zbatoni patjetër me qëllim që fëmija juaj të mos ketë pasoja në të ardhmen dhe mësohuni me faktin se ata duhet ta drejtojnë vetë timonin e jetës së tyre, në mënyrë që të mos ju bëjnë ju përgjegjës në të ardhmen.
Burimi:konica.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.