Fëmijët, nga mosha 3 vjeç e deri në moshën 6-7 vjeç, e kanë shumë të vështirë të tregojnë një ngjarje që i ka trembur. Shpesh ata nuk e tregojnë menjëherë, por pas disa kohësh që u ka ndodhur kjo eksperiencë. Kjo vonesë ka disa arsye: e para, nuk dinë ta tregojnë. Fëmija e ka shumë të vështirë të lidhë ngjarjen me fjalët që duhet të përdorë për të treguar çfar u ka ndodhur.
E dyta, atyre u duhet kohë t’i rendisin gjërat dhe fjalët që të mund të shprehin.
Dhe e treta, kanë shumë frikë apo u mungon kurajo për të treguar, pasi i tremb shumë ndjesia se mos janë ata fajtorët për eksperiencën e keqe.
Në këtë fazë të jetës njeriu është i parritur si psikoemocionalisht po ashtu edhe nga ana gjuhësore që të mund të shprehet.
Prandaj prindër kini kujdes dhe përpiquni të dalloni shqetësimin te fëmija edhe pse nuk është e lehtë dhe përpiquni që kur të bëni pyetje të evitoni pyetjen e tmershme “pse?”. Fëmijët kur dëgjojnë këtë pyetje jo vetëm tremben, por humbasin edhe atë pak aftësi që me mund kanë ndërtuar për të menduar dhe shprehur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.