Prindër kujdes me fjalën “turp”, mos e përdorni vend e pavend! Jeni të nxehur dhe nuk dini çfarë të bëni që të nxirrni atë që ndjeni dhe i vërsuleni fëmijës me shprehjet e tmerrshme: “S’ke turp apo turp të kesh!”.
Prindër, në momente zemërimi ju harroni të mendoni se çfarë po i bëni fëmijës suaj që e doni aq shumë. Këto shprehje bëjnë vetëm keq. Nuk janë shprehje që të bëjnë të reflektosh e të mendosh, por të poshtërojnë e të ç’bëjnë, duke u ngulitur thellë e më thellë dhe duke mos lënë vend për të menduar e zgjedhur. Mendoj që çdo prind për fëmijën e tij kërkon që ai të bëhet i mirë e i zoti, por kur përdoren këto shprehje, në vend që të përmirësohen apo përqëndrohen tek e mira, u ngulitet në mendje vetëm turpi dhe e keqja.
Këtë doni t’u mësoni?
E mira nuk mësohet e edukohet duke i thënë fëmijës “turp të kesh” apo “s’ke turp”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.